Pak ditë pas lajmit që doli në media se kryeprokurori Adriatik Llalla ka marrë kërcënime dhe për këtë arsye ka larguar jashtë vendit edhe familjen e tij, kërkohet seancë dëgjimore.
Kërkesa është bërë nga deputetët e Partisë Socialiste Xhemal Qefalia dhe Arben Çuko.
Sipas tyre, një seancë dëgjimore me Adriatik Llallën, Haki Çakon dhe Visho Ajazin duhet të bëhet me qëllim informimin e Komisionit të Sigurisë mbi kërcënimet e Llallës.
Sipas një lajmi të raportuar nga një kanal televiziv kryeprokurori Adriatik Llalla ka marëtelefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime dhe ka larguar familjen jashtë vendit.
Për lajmin janë hedhur shumë dyshime.

KRYEPROKUROR I KUJT SHTETI!?