Kërcënimet për sulme terroriste, të zbuluara nga shërbimet sekrete amerikane, kanë sjellë përforcimin e masave të sigurisë edhe në Ambasadën e SHBA në Tiranë. Dy ditë më parë, ambasada ka kërkuar ndihmën e policisë shqiptare për të përforcuar sigurinë rreth objektit diplomatik.
Gazeta “Panorama”, e cila u referohet burimeve nga drejtoria e policisë shkruan se prej dy ditësh, kjo e fundit ka ndërmarrë një plan të detajuar masash, me shërbime të përforcuara 24 orë pa ndërprerje pranë ambasadës dhe rezidencave amerikane.
Forcat speciale RENEA, në ndonjë rast dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, janë pozicionuar në rrugën e Elbasanit dhe së bashku me policinë e komisariatit nr. 1 janë duke mbajtur nën vëzhgim çdo element apo lëvizje të dyshimtë në zonë.
Masat janë marrë në koordinim me stafin e sigurisë në ambasadën amerikane dhe pritet të qëndrojnë aty deri në një urdhër të dytë, që me shumë mundësi mund të jenë deri në fund të muajit gusht.

Ambasada ka te gjith sigurimin e shtetit te punesuar brenda,ska njeri te afrohet aty