Finlanda dhe Suedia janë treguar të guximshme përballë kërcënimeve ruse, teksa po përgatiten të njoftojnë se në maj duan t’i bashkohen NATO-s.
BBC raporton se të dyja vendet janë ushtarakisht të paangazhuara, por pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nxitur mbështetjen në rritje për t’iu bashkuar aleancës mbrojtëse perëndimore.
Gazeta finlandeze Iltalehti thotë se beson se liderët e Finlandës dhe Suedisë planifikojnë të takohen në 16 maj dhe më pas të njoftojnë se do të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n.
Rusia ka paralajmëruar për një ngritje bërthamore në Balltik nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s.
j.l./ dita
