Artan Santo ishte një aset i çmuar i këtij vendi. Një personalitet poliedrik: bankier, sipërmarrës, artist, poet, publiçist. Mbi të gjitha një njeri human, një intelektual, një mik që e jepte miqësinë pa kushte. Ikja e tij barbarisht nga kjo botë, duhet të na bëjë të reflektojmë të gjithë. Humbja e një njeriu të domosdoshëm për zhvillimin e vendit, duhet të na bëjë të rishikojmë disa koncepte dhe praktika tona lidhur jo vetëm me mbështetjen e policisë, por për sigurinë publike, sigurinë njerëzore dhe sigurinë e jetës në kryeqytetin e vendit.
- Mbështetja e policisë: ekzistenciale për shoqërinë
Ekspertëve u takon të thonë fjalën e tyre dhe gjykimet tona, pra të jo ekspertëve, janë të parakohshme. Por një gjë mund të thuhet me siguri: policia nuk mund të reagojë me shpejtësinë që kërkon krimi i rëndë, i organizuar, nëse nuk ka mbështetje publike. Kjo lidhet me faktin se kriminelët kanë dy avantazhe mbi policinë: ata janë një hap para saj në planifikimin e veprave kriminale; policia është “e dënuar” ta luftojë krimin vetëm dhe vetëm me metoda të ligjshme. Të dy këto kushtëzime e bëjnë policinë vulnerabël në raport me krimin. Ky vulnerabilitet mund të kapërcehet vetëm me mbështetjen politike, qytetare, publike dhe komunitare për policinë. Të cilën jo të gjithë e japin. Sidomos mbështetjen politike. Kjo mbështetje gjatë gjithë harkut të zhvillimeve demokratike të vendit ka qenë e kushtëzuar. Kjo ka bërë që vulnerabiliteti i policisë dhe i ligjit ndaj krimit të formësohet e shprehet si një vulnerabilitet i qeverisjes, shtetit dhe i gjithë shoqërisë. E di që me këtë konstatim nuk them ndonjë gjë të re. Por megjithatë, dëshiroj të përsëris një kërkesë ekzistenciale të shoqërisë. Opozitat mund të ushtrojnë kapriçiot dhe ato që ato i quajnë të drejta legjitime në çdo fushë. Por mbështetja për policinë duhet të jetë e pakushtëzuar, e panegociueshme dhe publike.
- Siguria njerëzore dhe siguria pronësore
Më duket se kemi shfaqur një koncept jo shumë të drejtë për sigurinë. Defekti i tij është mbivlerësimi i sigurisë pronësore, materiale në raport me sigurinë e jetëve njerëzore. Të gjithë e kemi parë sesa me kujdes hyhet në mjediset e bankave. Pasi kalon punonjësin e sigurisë në hyrje, ndeshesh me atë të brendshmin. Dy vetë ruajnë një derë, njeri nga jashtë, tjetri nga brenda. Rojet ua përcjellin klientët njëri-tjetrit. Dhe duket ashiqare që fokusi i tyre është te paratë. Por ç’ndodh me njerëzit? Me punonjësit? Me klientët? Paratë në bankat tona janë të mbrojtura, por na rezultoi që jeta e njërit prej bankierëve më të shquar të vendit, madje njërit prej themeluesve të një banke, ishte e pambrojtur. Artan Santon na e vranë edhe për shkak, madje për faj, të konceptit tonë të gabuar për sigurinë e jetës njerëzore. Duhet ta ndryshojmë sa më parë këtë koncept dhe të bindemi se shprehja “Njeriu është kapitali më i çmuar” nuk ishte një parullë komuniste, por një imperativ njerëzor, jetësor.
- Siguria, urbanizimi, shëndeti i Tiranës: të kërcënuar prej periferive
Besoj se kanë gjetur mbështetjen e të gjithë publikut përpjekjet e policisë për të shtuar sigurinë në kryeqytet. Por tri elemente të jetës së kryeqytetasve kërcënohen prej paligjshmërive që vijnë prej periferive: siguria publike, proçeset urbane dhe shëndeti publik. Ndalimi i ndërtimeve të paligjshme në Tiranë prej administratës bashkiake të Edi Ramës gjatë dekadës së parë të viteve 2000, u kërcënua seriozisht prej paligjshmërisë së periferive. Ç’vlerë ka për qytetarët vija e verdhë e kryeqytetit, kur një hap më tutje saj bëjnë karshillëk dhjetëra pallate gjigante, të ndërtuara me lejen e komunave të periferisë, dhe të cilat e kanë futur jetën e qytetit në një darë antiurbane? Ç’vlerë kanë përpjekjet për ta bërë jetën në Tiranë më të sigurt, kur jo shumë larg kryeqytetit lulëzojnë enklava dhe strofka të krimit, emrat ekzotikë të të cilëve janë bërë tmerr për qytetarët që dëshirojnë të jetojnë të qetë e të lirë? Sa mund të garantohet shëndeti publik i kryeqytetasve, ndërkohë që periferitë, përveç rreziqeve për sigurinë dhe urbanizimin, kërcënojnë edhe me sëmundshmërinë dhe epidemitë potenciale? Nuk mund të kemi një Tiranë urbane, të sigurt dhe të shëndetshme, sa kohë që në periferi lulëzojnë kaosi, enklavat e krimit dhe rreziqet për shëndetin publik. Ky është kërcënimi që vjen prej “periferive”.

Ne ato vende ku sundojne ligjet e Sheriatit, nuk ekziston krimi, madje as ai i rruges. Shqiptaret kane nevoje vetem per vendosjen e zbatimin ketyre ligjeve.
Ja ku doli edhe teoria e myslimaneve me sheriatin mesjetar – shkoni ne shkretetire se ne kemi pase komunizmin sa per 1000 sheriate dhe dime se cfare eshte diktatura. Shitjani ndonje vendi nga saharaja.
ti vet e hedh me duket, e vet pergjigjesh, muslimanet ne shqiperi nuk jane per instalim sheriati…
Shumë e drejtë. Dyndja e pa kontrolluar e fshatit drejt qytetit rrit edhe kriminalitetin. Të ardhurit nga zonat rurale kërkojnë spacio jetike dhe përshtatje me jetën urbane dhe s’lënë mjet pa përdorur që t’ia arrijnë qëllimit të tyre. Në këtë vazhdë edhe kriminelët me pagesë gjejnë mundësinë të fitojnë jo pak duke marrë jetë njerëzish. Filmat që shikojnë në TV janë një përvojë e pasur për zanatin e tyre të neveritshëm. Kam frikë se ky profesion do të rritet edhe më shumë në ditët që vijnë dhe ne do përjetojmë ngjarje makabre. Ndaj shoqëria duhet sensibilizuar që të jetë vigjilente e të denoncojnë çdo akt të paligjshëm nga keqbërësit sikundër dhe organet e rendit të vlerësojnë këtë lloj bashkëpunimi shumë me tepër se deri më tani.
Artan Santo ishte një aset i çmuar i këtij vendi. Një personalitet poliedrik: bankier, sipërmarrës, artist, poet, publiçist. [artikulli, fjalia I-re]
Nje korrigjim jo thjeshte per pedantizem; kam vere re se autori ka nje tendence qe “e con doren” ne disa terma te cilave (1) nuk jua di kuptimin fare – kam bere nje korrigjim me pare per termin “ezoterik” qe e kishte krejt gabim (2) e di, por e perdor krejt jashte vendit e rendesise.
***
Poliedrik sot eshte fjale arkaike, ne kohen kur e perdornim ishte dhe me lart se Erudit [ i mire-shkolluar/njohuri te thella] jep “faqe/aspekte te ndryshme” te te njejtit person ne nje shkalle siperore, jo thjeshte “merret/ nderhyn dhe ne keto fusha.” S’perdoret ne kontekstin e ngushte, njohuri, per ato qe e njohin a nje grup te caktuar por ne raport shoqeror dhe elitar. Fan Noli, quhet poliedrik; shkrimtar, perkthyes, politikan, njeri i fese, shkencetar me studime, muzikant, etj; qe ne fushen e tij ka arritur maja eshte reference dhe ngelet i pa-kapshem per vite/dekada me vone.
Nese e marrin ne kuptimin strikt Poliedrik, dhe Lorik Cana del i tille; sportist, personalitet televiziv, inspirues per ekipin, patriot, bamires etj; Keto aspekte e plotesojne, e sigurisht e nderojne personin e z. Canaj, por Poliedrik sii themi dot. I ndjeri z Santo pervec fatit tragjik e arritjeve per familjen, nje grup te caktuar e ne profesion; s’ka qene aq i famshem qe te kalojme ne super-epitete. Dikush i merr seriozisht keto elegji kolektive, mund te ndihet i turperuar, si nuk paska degjuar per nje personalitet te tille.
Te mos ngaterrojme rendesine “e bankierit Santo” me “individin Santo” ne raport me Shoqerine Shqiptare. Per piken e Policise qe meriton perkrahje nga te gjitha anet, jam dakort; me dy pikat me poshte s’kam si te pajtohem. Siguria [pa-siguria] e prones nuk krahasohet me ate te personit, sic dardhat/mollet nuk jane njesoj. Ne parim dhe argumentohet se [disa] individe duhet te ruhen me shume, argumenti kundert te thote pse … nje shoqeri e lire s’mund ti kete bankieret e shume profesione me bodyguarde. Krimi qe vendos te godase, ne denim a reagim, ka arritur te eleminoje presidente dhe kr-ministra e per kete nuk ka panacea per asnje.
3. “favelizimi” i shkakut se qenka periferia, eshte largim i faktit prej vetes; i.e. “nesh -shoqerise se civilizuar” Me pare po keta persona ne sistemin tjeter s’qene pjese e kontigjentit problematik; megjithese ai ngelet nje shembull ekstrem. Ka plot raste e qytete qe ne “demokraci”, komunitetet nga kane dale “te ardhurit” kane shume pak kriminalitet. Ndarja, s’eshte veri-jug, e cila nuk permendet, por ne mendime mund te vije; dhe nga jugu ka pasur keto kohe krime ne raport me drogen, prostitucionin, armet, parate, hakmarrjen etj.
“Periferite” jane te pashmangshme ne kohen e “levizjes se lire” Tek ne qe erdhi pas nje tronditje te madhe sociale qe filloi me informalitet; me pas u gjendem sh. te varfer e te pa-pergatitur per kete. Rreziku eshte Qendra jo Periferia, si ne argument e si ne jeten reale. Nje qender e dobet nuk ka efekt mbi nje periferi kercenuese [term i autorit] dhe e njejta ne nderrim termash ka vlere, nje “periferi kercenuese” detyrimisht do trondise nje qender te dobet.
Shume drejt.Kur themi maloke,nuk e kemi fjalen per bariun ne maje te malit,por per ate qe shiti tufen e dhive,zaptoi nje toke te pa xanun ne fermen gjergj dimitrov,u rregjistrua ne juridik si bodigard i grupsexionit te bathores dhe nje dite te bukur gdhihet kryetar bashkie,jo me nje,por me tre tituj shkencore.ta mbjell periferine plot ndertime te paligjshme.Drejtor i Kesh.Ost-se,Ujesjellesit,Borderote e punetoreve i firmos ne Copa-Cabana,dhe kur i bien aksionet ne bange,dergon dy cerra te heqin qafe bankjerin dhe te tmerrojne te tjeret,,qe te mallkosh jo Saliun qe i joshi drejt kryeqytetit,por edhe Ramiziun qe nga mijra ‘cuna tirone me shkolle e qytetari”,zgjodhi malokun e zi te lugut te zi,qe te kelthasim prape nga e para:
Cou Enver,te lumte goja
Cou e mbro te drejtat tona!.
VRASJA E ARTAN SANTOS BIE ERA DROGE KOLUMBIE.
Vetem kur jane prishur llogarite e droges nderkombetare, kryesisht te heroines nga Lindja dhe te kokaines nga Perendimi kryhen ekzekutime te ngjashme si ato qe pame keto dite ne mes te Tiranes. Ne Rusi, Turqi, Rumani, Hungari, Bullgari kudo ne vendet e trafikut te drogave te forta ne rastet kur jane zbuluar dhe sekuestruar sasi te konsiderueshme droge, personat e implikuar per sigurine e trafikut dhe pagesave jane ekzekutuar pa piken e meshires. Dihen rastet kur sekseret e deshtuar jane fshehur ne Brimen e Miut, ne ishuj te vecuar ne Oqean dhe atje i ka gjetur dora e ndeshkimit e krimit te organizuar. Prandaj edhe Artan Santo nuk ka si te mbijetonte ne Shqypnine e Shtetit te Rrumpalles dhe te Bankave Mafioze ne nje kohe qe ne Mal te Zi u kap dhe u prishen hesape Kolumbie ne llogari me miliarda eur qe duhet t’i pastronte ne Lavatricen albaneze Banka Famoze Credins.
Prandaj edhe zoti Barjaba nuk ka pse te zorritet kaqe shume me hamendesime per rreziqe provinciale te ndertimeve periferike, sepse edhe sikur FBI-ja amerikane te ishte ne vend te tij nuk do ta shpetonte dot nga ekzekutimi GUXIMTARIN e Enverit dhe te Saliut, Artan Santo.
Filluan te mburrin njeri tjetrin vampirat e popullit shqiptare si puna e ketij Barjabes qe e kapen duke vjedhur pantallona ne USA,aty u aksidentua nje politikan si Olldashi dhe nuk u be zhurme kaq e madhe sa e ketij lekistit!
Mjaf u moret me Artan Santon. Ne rast se nuk ke bere ndonje pisllek, nuk te ngacmon kush. Bankier i zoti? Percfare, apo qe bente pastrim parash te trafikanteve e krimineleve?
Te dashur komentues. Beni me shume kujdes me komentet tuaja per hir te vertetesise dhe jo te pasioneve te momentit. Artan Santo mbetet modeli i njeriut progresiv, i cili, kishte ne qender te veprimtarise se tij dashurine dhe humanizmin njerezor. Nese “fatkeqesia” e tij mbetet profesioni qe pati, kjo eshte tjeter pune. Ai mund te ishte bere nje shkrimtar, nje publicist, poet, apo mjek dhe do te ishte po aq i suksesshem ne keto profesione sa c’ishte bankier. Mos hidhni balte mbi varrin e tij, por vetem dhe’, sic ben shqiptari per njeriun qe nderpret jeten, pavaresisht nga rrethanat.
Krimi ordiner,spontan me tipare krahinore e i rendomte, normal qe vjen nga periferia. Vijne nga zona te thella e te varfra ne nje ambjent qe, ndonese eshte i ndyre, per ta eshte rrezatues. Vajza qe dikur shihnin 5 njerez ne vit e qe i mbante ne zap prezenca e fisit, perfundojne ne vajza te lirshme. Djem qe zbriten te uritur nga malet, pavaresisht gjeografise, kane per borxh te bejne gjithcka per te qene dikush. E perfundojne ne vjedhje e grabitje ordinere,sherre me pasoje plagosje e humbje jetesh. Kete e ndien kushdo qe ka lindur e rritur ne qytet. Dihet reagimi i periferise qofte ne trafik,ne lokale e ne shkolla. Fakti qe ndertuan pa ligj,ne toke te grabitur,refuzimi per te paguar uje e drita, perkrahja qe u kane dhene partite(jo vetem pd) i beri te paprekshem thuajse dhe solli tek qytetaret ndjenjen e antipatise e thuajse urrejtjes ndaj tyre. Nuk respektojne asgje publike e as publikun gjithashtu. Do duan breza kur te kete shtet qe te kthehen ne qytetare normale. Por rasti i bankierit ne fjale nuk ka lidhje. Ndofta ekzekutoret mund te jene periferike, por urdheruesit jo. Nuk di se pse ndodhi(ose dinte shume ose ndonje dallaver i madh se nuk te vret kush kot) por eshte mire qe shteti te beje detyren e vete. Nuk besoj se ndonjerit ne kete vend i behet vone nese Lazaratasit, Tepelenasit, dukagjinsit e tere shqiperia po ben lek me kanabis. Ama besoj te gjitheve(pothuaj) u interesojne spitalet,shkollat,rendi,parqet e sidomos taksat qe paguajne. Duam cmime te uleta por kur ata qe zgjidhen i vjedhin normal qe edhe populli do vjedhe. Normal qe policet do korruptohen. Me mire te shohim hallet tona o popull, se qeverite i zgjidhin te vetat.
ndoshta me ane te qeverise ky zoteria qe e kane vrare, ka dashura te ja fusi atyreve
te droges
siguria ne kryeqitet eshte skandaloze, dhe kjo eshte vertetuar nga 11 ekzekutime dhe pa asnje te kapur…