Kërcënimi që po i vjen Shqipërisë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë

DITA Online

 

Më datë 1 Janar 2018, Shqipëria numëronte 2,870,324 banorë, çka nënkupton një rënie me 0,2% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se popullsia iu rikthye trendit rënës, pas një ngritjeje të lehtë më 1 Janar 2017.

Edhe pse numri i lindjeve është ende më i madh se numri i vdekjeve, duke sjellë një shtesë natyrore prej 8,637 banorësh, është emigracioni fenomeni që po tkurr popullsinë e vendit, raporton Scan.

Gjatë vitit që lamë pas prurjet e imigrantëve me largimet e emigrantëve rezultuan me një bilanc negativ prej 14,902 banorësh.

Burimi: INSTAT

Një fluks i tillë largimesh dhe norma e ulët e lindjeve ka filluar të kthehet në një kërcënim të afërt për vendin, i cili tashmë ka gjithmonë e më pak të rinj dhe gjithmonë e më tepër të moshuar.

Nëse një vit më parë, personat në moshë 0-14 vjeç zinin 26,7% të popullsisë, sot ata zënë vetëm 26%.

Edhe raporti i personave në moshë mbi 65 vjeçare është rritur nga 18,9% në 19,4%.

Ky zhvillim nënkupton se në të ardhmen skema e pensioneve do të bëhet një barrë edhe më e madhe, pasi do të ketë më pak persona në moshë pune për të përballuar një numër më të madh pensionistësh.

Burimi: INSTAT

Duke u bazuar tek piramida e popullsisë, vëmë re dy kreshta, të cilat ndalen konkretisht tek moshat 48-54 vjeç, të cilat i takojnë një bumi lindjesh të viteve 1964-1970.

Kur këta individë të dalin në pension, pra pas rreth 12-18 vitesh, atëherë do të nisin të shfaqen edhe problemet e para për ekonominë e vendit.

Gjithsesi, ky numër i shtuar pensionistësh do të mund të kompensohet nga të rinjtë e sotëm të moshave 18-21 vjeç, që i takojnë bumit të lindjeve të viteve 1997-2000.

Këta të fundit pas 12 vitesh do të jenë në kulmin e moshës së punës, por kur t’i drejtohen vetë daljes në pension pas 48 vitesh, atëherë do të shfaqet edhe vala e dytë problematike në këtë drejtim, si dhe në aspektin e mungesës së krahut të punës, analizon Scan.

a.s/dita

Share This Article
11 Comments
  • Natyrisht ne nje vend ku Politika ka si qellim interesin vetem te politikaneve dhe vetem te politikaneve pra interesin e tyre dhe pasurimit te familjeve te tyre ska si te ndodh ndryshe !
    Partite politike gjithnje e me shume po i largohen zgjidhjeve te problemeve te shumta te publikut, shqiptar,sa eshte e bere e pamundur qe shteti te funksionoj ne drejtim te kujdesit publik dhe social !

    • Politika or mik, ne cdo vend ate qellim ka,

      presioni popullor e mban ne binare.

      populli shqipetar, trim dhe heroik, e ka trurin e bllokuar.

      para 6 muajsh ishin zgjedhjet dhe votoi perseri

      me perpikmeri kriminelet dhe hajdutet

    • Po qeverri te filloj te hartoje planin e shitjes se vatanit. Me valen e pare le te shesim te gjithe zonen e bllokut, – ndoshta i blejne bexhet pacolli ose silvio beluskoni. Me valen e dyte le te shesim jugun e shqiperise (ndoshta e ble ilir meta me monika kryemadin me florinjte e thesarit te shtetit). Popullsine e jugut te vendit le ta strehoje ne kamez tek xhelal mziu.

      Me valen e trete qeverria le te filloje te shesi popullsine… megjithe se kete ka 28 vjet qe po e ben e prap pensionistet po vdesin urie e se ftohti…

  • Si në asnjë vend tjetër të botës, sot më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare e ka braktisur me dhimbje vendlindjen. Jeta në emigracion fillon zakonisht në moshë të re, pasi qytetarët janë arsimuar dhe kanë arritur të binden, se sa zhgënjyese janë ofertat e pakta për punë dinjitoze. Sa e turpshme është të punosh nga mëngjezi deri në darkë vetëm për të siguruar kafshatën e gojës. Sa poshtëruese është të shohësh horrat dhe kriminelët me dy klasë shkollë të krekosen e të kapardisen si agallarë.

    Shifrat e larta të emigracionit janë faktori kryesor për plakjen e popullsisë në vend. Media të pavarura kanë raportuar për shifra alarmante të emigracionit, kështu që të dhënat e paraqitura duhet të jenë të zbukuruara.

    • Fatkeqesite i kane pllakosur popujt gjate gjithe historise.

      Popujt kane dalluar nga njeri tjetri si kane reaguar ndaj

      tyre.

      Reagimi i popullit shqipetar, trim dhe heroik ndaj

      mizerjes qe e rrethon eshte poshte 0-s.

      Kjo eshte fatkeqesia ketu.

  • Keq me buaj e keq me qe’!? Kur ishim te izoluar, o burra ta cajme rrethimin e te marrim arratine neper bote, tani qe e came rrethimin, ku shkoni more qafira qe braktisni vendin!? Lereni miletin te bej si te doje, se me mire se e kupton dhe e ndjen ai politiken askush tjeter nuk e kupton! Ata “Patriote te ndershem” qe u ngjiren per kete milet e kane ne terez. , Pa punuar nje dite jane ber miliardere dhe prandaj shqetesohen, se ne qoftese mileti largohet nga vendi, kush do te punojne per ta qe te kene mundesi te vjedhin me shume?

  • rrumpallw hesapi, kush ben numerimin e popullsise? Ne baze te cilit kriter? Te atyre qe gjejne ne kafene? Apo te atyre qe jane ne gjendjen civile? Njerez e nuk dine te numerojne as delet, pa lere njerezit? Une kam 20 vjet qe s’rri ne Shqiperi, sa here shkoj e kur me duhet nje dokument shkoj ne gjendjen civile, sillen me mua sikur me kane aty tere ditet e vitit. Nga e dine keta numeruesit e deleve qe une jam pjese e “tkurrjes” se popullsise apo ashtu kot? Shtet qe nuk di sa banore ka, ku jane e ku s’jane?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *