Kërcënimi rus, takohen tre presidentët e Ukrainës, Polonisë dhe Moldavisë

Dita

Kërcënimi në rritje nga Rusia ka bërë bashkë tre presidentët e Ukrainës, Polonisë dhe Moldavisë.

Mediat vendase bëjnë të ditur se në qendër të bisedimeve ka qenë konflikti në Ukrainë,  ku Presidenti Petro Poroshenko tha se pavarësisht faktit se Ukraina është objekt agresioni, ajo do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, së bashku me Moldavinë.

“Sa më shpejt që të jetë e mundur, parlamenti i ri do të zgjedhë një qeveri pro-evropiane që do të vazhdojë reformat. Ne jemi të sigurtë që së bashku me ne edhe Moldavia pro-evropiane do të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Poroshenko u shpreh se zgjidhja qëndron në respektimin e marrëveshjes së Minskut, nënshkruar nga palët më 5 shtator. Presidentët konfirmuan mbështetjen e tyre të plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe rrugën e saj Evropiane të zhvillimit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *