Kërcënohej me dëbim nga Franca, shqiptari shpallet nxënësi më i mirë

Ornela

Armando Curri, i cili u kërcënua me dëbim, iu dha medalja në senatin francez si nxënësi më i mirë i zdrukthëtarisë në vend

“Një emigrant i ri shqiptar i kërcënuar me dëbim nga Franca, është lejuar të marrë medaljen e tij si një nga nxënësit më të mirë në vend”, kështu e hap shkrimin e përditshmja britanike “The Guardian”, për Armando Currin. 19 vjeccarit fillimisht iu tha se nuk ishte i mirëpritur në ceremoninë e mbajtur nga Senati, Dhoma më e lartë e parlamentit, të mërkurën në mëngjes për shkak të “statusit të parregullt”. Curri mbërriti në Francë 3 vjet më parë dhe u lejua të qëndrojë si i mitur i pashoqëruar.

Megjithatë pasi mbushi moshën 18 vjeçare ai mori urdhër për t’u larguar nga Franca. Në një intervistë për radion franceze “France Bleu”, Armando Curri tha se kjo ishte dita më e lumtur e jetës së tij dhe se ishte krenar për atë që kishte arritur. “Kam marrë këtë gjë të mrekullueshme falë jush dhe gazetës. Në një ditë jeta ime ndryshoi. Jam shumë i lumtur”, tha Curri. “Jam krenar për veten.

Nuk duhet të dorëzohesh kurrë sepse në fund do ia dalësh”, vazhdoi ai. Curri i cili ka apeluar urdhrin e dëbimit, në fillim u informua se medalja e tij e artë dhe diploma si nxënësi më i mirë do të dërgohej me postë në shtëpinë e tij në Roanne në rajonin Loire. Një mesazh nga Dhoma e Lartë i shpjegoi se ishte e pamundur që të “mirëpriste një person të padokumentuar” . Disa orë më vonë kur Larcher, mori detaje në lidhje me punën e Currit, informoi Ministrinë e Brendshme franceze se kishte ndryshuar mendje dhe se adoleshenti meritonte të përgëzohej për suksesin e tij.

Tashmë Policia lokale franceze njoftoi se do t’i japë 19 vjeçarit shqiptar një leje qëndrimi të përkohshme 3 mujore. Curri duhet të presë deri në Maj kur gjykata administrative në Lion të shqyrtojë ankesën e tij për të vendosur nëse ai do të lejohet të qëndrojë përgjithmonë në vend. Megjithatë të mërkurën në mëngjes, Curri i fotografuar me kostum dhe kravatë në sallonin e ceremonisë të Senatit, u shpreh se ndehej krenar që ishte një nga nxënësit më të mirë të Francës. /DITA

Share This Article
6 Comments
  • E nderove fisin e Currajve.Bravo! Por mos u ligeshto po te kthyen pas tre muajsh se nga marangozi me i mire ne France ketu mund te maresh medaljen “Druvari me i mire” se per pune tjeter …..

  • Me te vertet bravo djale, ke nderuar veten, familjen por edhe ne shqiptaret qe jemi emigrant neper bote.Me behet qejfi mal kur degjoj per ne qe jemi te paret ne shkolle jashte atdheut.Edhe une kam mesuar mire ne shkolle, por ishin kohe te tjera athere, ishte koha kur mesuesi ishte mesues e jo si sot ne Shqiperi, paguai e ik perpara, nuk duhet te jete keshtu, por si ky djale qe i vetem mori medalije.Shpresoj j te degjojme sa me shpesh lajme te mira e te gezushme per shqiptaret kudo qe jane.Armandos i uroj suksese dhe sa me shpejt me nje leje qendrimi te perhershme ne France.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *