Kërcënohet ekipi i “Fiks Fare”

anazapta

Një grup xhirimi i emisionit “Fiks Fare” është ndaluar dhe kërcënuar nga Garda e Republikës si edhe i janë sekuestruar pamjet filmike të xhiruara në inaugurimin që kryeministri i vendit i bëri tunelit të Krrabës paraditen e së dielës. 

Operatori Eno Cucallari është ndaluar të xhirojë pak momente para se të nisë fjalimi i kryeministrit, ndërsa në kërcënim e sipër i kanë marrë edhe kasetën që kishte xhiruar mitingun e organizuar me këtë rast nga Partia Demokratike.

Mesa duket këtë radhë shqetësimi nuk ka qenë pjesëmarrja në mitingje, e cila ka kohë që është në investigimin e emisionit “Fiks Fare”, por lëvizjet dhe përgatitja e vetë kryeministrit përpara fjalimit që do të mbante me këtë rast. “Fiks Fare” do ta ketë në fokusin e saj në emisionin e të hënës, si edhe do të zbulojë mënyrën se si u urdhërua për kërcënimin dhe sekuestrimin e kasetës filmike.

Urdhri i Gardës së Republikës është i paprecedentë dhe dhunon të drejtën që rrjedh nga Kushtetuta e vendit për informim.

/ Top Channel

Share This Article
17 Comments
  • Si te mbrojme pjeserisht voten.
    Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
    1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
    Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
    2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

    Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

    • Fiksi ia futi sales sa krahu, e la me gisht ne goje me ato filmimet e saja. Ky eshte i vetmi emision qe tregon te verteten, shikojeni kete emision dhe do vereni sesi saliu ne 8 vite ka vjedhur dhe ka shkaterruar vendin tone.

      • Sa te poshte, tuneli Tirane-Elbasan ka gjithe ato probleme dhe keta te PD nuk e lejojne fiksin te filmoje aty sepse e dine qe tuneli eshte inaguruar vetem si propagande elektorale pasi tuneli ne te vertete ska mbaruar ende, por ky tunel mbeshtet mashtrimet e saliut me parate e popullit.

        • Dhuna qe ushtron ndaj lirise se medias kjo qeveri eshte e pashembullt. Nuk mundet me ta tolerojme qe te pengoje median te informoje qytetaret sic duhet apo t’i dizinformoje permes kasetave filmike te montuara.
          Me 23 qershor do ta ndeshkojme saliun per mohimin e lirise se medias, per dhunen ndaj njerezve publike dhe per te gjitha krimet ne 8 vite keq qeverisje.

        • Emisioni fiks fare eshte i vetmi qe investigon te gjitha pislleqet e kesaj qeverie dhe eshte i vetmi qe i ka hapur syte shqiptareve ndaj padrejtesive qe ben pushteti, prandaj eshte kaq i ndjekur dhe i dashur per te gjithe shqiptaret.
          Nuk mund te konceptohet se si kjo qeveri pervecse eshte indiferente ndaj te gjitha problemeve dhe nuk merr masa per te mbrojtur qytetaret, ajo perkundrazi i dhunon barbarisht. Kjo eshte demokracia per te cilen saliu flet se ka sjelle?

          • NJe perpjekje tjeter per ti mbyllur goje TV te vetem qe po e informon populli ashtu sic duhet. Keto veprime jane te nje dikatori ne ikje. Ne nuk kemi se ku ti mbajme dikatatoret prandaj i largojme.

          • Kjo qeveri nuk ka repekt per asnje media. Dhuna ndaj tyre sa vjen dhe pershkallezohet ne dhune fizike dhe presione shume te medhja. Ky eshte nje skandal dhe garda duhet te mbaje pergjegjesi per kete veprim.

          • Saliu per kerkon qe te hakmerret ndaj ketij TV per te gjithe ato horreliqe qe i ka nxjerre. Por me kot e ka sepse Topit nuk ka se cfare i ben sepse ate e mbron i gjithe populli. Doza e investigimit te Fiksit do te rritet me shume pasi ndodhi kjo ngjarje,

        • Garda e republikes eshte tashme ka kaluar cdo kompetence dhe po vepron sipas ligjit te Sali Berishes, Keto ligje qe jane tatalisht ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten duhet te hiqen dhe ti kthehet dinjiteti njere\eve dhe shtetit.

          Per lirine tone te fjales duhet te dalin dhe te votojme per PS dhe Ramen

      • Sales i ka hypur frika nga FIKSI. Fiks Fare kapi PD “MAT” dhe e ka bere “Mut” kryetarin e PD duke treguar anen e tij te erret anen e tij komuniste. Keto jane arsyet perse sala nuk e do me fiksin afer, ai nuk do as Top Channel sepse ndryshe nga media e blera nga qeveria, “Topi” mbetet kanali ku thuhen te vertetat dhe qahen hallet e popullit.

    • Kjo eshte media e lire shqiptare, nese shkruan ose transmeton lajme te mire per pushtetin atehere jane media te mira dhe te drejta. Nese mundohen te tregojne te verteten dhe mundohen te tregojne mangesite e qeverisjes shnderrohen ne media te demshme per shoqerine.

    • hajde hajde o sali sa frike ke nga fiks fare!
      mendon se kane thika me helm a cadra antiplumb?
      JO ASPAK!
      ata jane thjesht interpretues lajmi e njerez te fjales se lire, fjale e lire te cilen ti e SHTYP
      ti po vret e rrenon median ashtu si dhe fjalen e lire
      TURP! TI DUHESH LARGUAR!

    • Dhe pse dolen e than te gjithe te huajt qe mos ti ngacmojn ose ti pengojn te gjithe mediat sepse media eshte e pavarur .. po shof qe media ne shqiperie eshte e bllokuar dhe ne lufte nuk preket mediat sepse jan neutrale !! duhet te paraqesin ca ndodh ne kohe reale dhe jo videot e TV KLANIT ose ABC se saliut qe bojn saliun sikur po fluturo ose po hecen mbi uj !! na cmendet

    • Se kuptoje pse ky saliu ben kshtu gjerash si kjo qe te bllokoj te drejten e medias dhe te verteten e hidhur qe na ka izoluar ne kete vend !! Turp ti vi saliu qe ben kshtu gjerash !! bravo per staffin FIKS FARE dhe i lumte te gjithve qe punojn per te drejten e fjales e cila ne ditet e socme eshte e veshtire te thuhet

  • Fiksi eshte i vetmi emision qe i tregon faqen e vertete qe ka saliu, fiksi ka treguar sesi sala po mundohet te korruptoje voten e qytetareve dhe sesi po mundohet te deformoje sistemin zgjedhor. Forca fiksi vazhdoni keshtu, sala i ka ditet e numeruara.

  • .si mund te kercenosh gazetaret?? kjo eshte liria e medias??
    duke u kthyer ne te shkuaren tone te larget, ngjan me pushtetin diktatorial ku media ishte e kontrolluar, ne kete rast kjo jo vetem qe eshte e politizuar, por gazetaret dhe mediat qe perpiqen te nxjerin realitetin sic eshte dhe te flasin pa dorashka, kercenohen dhe ndalohen me dhune, sepse eshte ne disfavor te interesave te kesaj politike

  • pas 23 vjet ata qe genjehen ngqa SALIU jane bere shme pak sepse i gjori sali mendon se ky popull do vazhdoje te haje blerjen e votes me miell,vaj,apo mashtrime
    tani populli e di se SLIU eshte vjedhes dhe do beje edhe sakrificen e fundit qe ta qeroje nga pushteti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *