Kërcënohet me vdekje djali 11 vjeçar i Donald Trump

Leda Hysa

Shteti Islamik ka një objektiv të ri , djalin 11-vjeçar te Presidentit Trump, Barron, të paktën kështu raportojnë mediat e huaja.

Sipas “The Free Beacon”, grupi terrorist po shpërndan detaje personale për djalin e Trump në kanalet e mediave sociale, duke përfshirë adresën e shkollës së tij.

Instituti për Hulumtime të Medias në Lindjen e Mesme (MEMRI) përktheu thirrjet masive për vrasje në aplikacionin popullor “Telegram”.

“Duke përdorur hashtag “Mbajeni djalin e Amerikës” përdoruesi, i cili përdor emrin “Dak Al-Munafiqeen,” që në gjuhën arabe do të thotë “Godisni hipokritët”, shkroi : Barron Trump shkon në shkollë në Washington”, sipas MEMRI.

Me tej, postimi u shoqërua edhe me fotografi te Barron Trump.

Barron Trump nuk është shenjestra e vetme e kërcënimeve të pandërprera nga Shteti Islamik.

Grupi bëri thirrje për vrasjen e Papa Françeskut në aplikacionin Telegram javën e kaluar.

ISIS ka humbur vazhdimisht territorin në Lindjen e Mesme gjatë vitit të kaluar. Ekspertët thonë se grupi i drejtohet thirrjeve publike për terror, kur humbet fuqinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *