Një student egjiptian ka rënë dakord që të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një postimi të bërë në Facebook në lidhje me kandidatin për president Donald Trump.
Ai ka shkruar në rrjetin social se bota do ta falenderonte atë nëse vriste miliarderin Trump.
23 vjeçari Emadeldin Elsayed, i cili studionte në shkollën e pilotimit, nuk u akuzua për ndonjë krim, por autoritetet amerikanë kërkuan deportimin e tij.
Autoritetet e emigracionit thanë se Emadeldin Elsayed, ka afat për t’u kthyer në shtëpi deri më datë 5 korrik. Ai po mbahet në paraburgim, ndërsa avokati i tij e ka cilësuar këtë vendim si të paligjshëm.
“Mendoj se ai është ndaluar pasi është një mysliman nga Lindja e Mesme”, tha avokati i tij Bushra.

Fill pas kesaj Xh.Kerry do ti kerkoje shalgjatit Rame qe kur pranoi per te marre 2000 muxhahedine le ta marre edhe kete qe te vazhdoje studimet e ta beje me shtetesi Shqipetare!Rrofte miqesia Shqiptaro -Kineze.Ja edhe nje argument me shume se perse Enver Hoxha duhej te quhej “monster” nga nje pseudodiplomat vartes i S.B , qe nuk di ku ka lindur ne kuverten e ndonje aeroplanmbajtese apo ne ndonje vend tjeter!