Kërcënoi Haradinajn në emër të ISIS-it, dënohet me 20 muaj burg

J L

Një gjykatë në Prishtinë dënoi shtetasin Bledar Elshani nga  Kosova me gjithsej 20 muaj heqje lirie, nën akuzat për nxitje të veprave terroriste dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas prokurorisë, i pandehuri me gusht të vitit 2018 ka postuar foton e animuar me mbishkrim: “Melodia e parapëlqyer e Muxhahidit është zëri i qafirit gjatë heqjes së kokës”, dhe më 10 janar të vitit 2019 përmes rrjeteve sociale ka postuar foto me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me mbishkrimin “do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar bi’ idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar e ku në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste “ISIS”.

Tashmë i dënuari ishte arrestuar më 11 janar të këtij viti, ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë nga policia e Kosovës ishte sekuestruar një “Iphone 6” pasi që i është gjetur një fotografi kërcënuese si dhe një thikë.

Gjykata mori parasysh gjatë shpalljes së dënimit, pranimin e fajësisë nga i akuzuari i cili u shpreh “i penduar” për veprimet e tij.

Në vitin 2015 parlamenti i Kosovës miratoi një ligj “për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit” që parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për ata që u bashkohen luftërave të huaja, rekrutojnë apo nxisin atë bashkim.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 400 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Mbi 70 veta kanë humbur jetën, ndërsa qindra janë kthyer nëpër vite prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur. Disa dhjetëra janë dënuar deri tani për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *