Kërcënoi ish të dashurën, arrestohet nga policia italiane

Dita

Një 35-­vjeçar shqiptar në Itali është në gjyq, pasi kërcënuar dhe përndjekur ish­të dashurën e tij. Sipas mediave italiane, shqiptari kishte kohë që e përndiqte ish­të dashurën, rezidente në Imola.

Çifti ishte i ndarë dhe ai nuk e pranonte këtë fakt. Policia vendase ka sqaruar se më parë, 35­ vjeçari ka qenë i ndaluar nga gjykata që t’i afrohet asaj.

Por kjo nuk e ka penguar atë që t’i shkojë ditët e fundit në shtëpi. Tashmë, shqiptari është lënë në burg nga gjykata italiane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *