Petrit Xhelollari, i cili u arrestua për kërcënim ndaj kryebashkiakut të Korçës Sotiraq Filo, është liruar pasi prokuroria vendosi për 59-vjeçarin, masën “detyrim paraqitje”.
Xhelollari ka kërkuar mbrojtjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ai është me nënshtetësi amerikane.
Petrit Xhelollari u arrestua mbrëmjen e të mërkurës pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga Sotiraq Filo. Kreu i Bashkisë së Korçës thotë se është kanosur për shkak të detyrës, për të mos i prishur shtëpinë 4 katëshe, që preket nga zgjatimi i bulevardit “Republika”.
