Kërcënoi me armë të atin e moshuar, policia vë në pranga 43-vjeçarin

Leda Hysa
handcuffs

Policia  e Tiranës ka vënë në pranga një 43-vjeçar me iniciale A.N. (T.) pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 78-vjeçar.

Ngjarja ka shkuar edhe më thellë ku I biri pasi e ka dhunuar, e  ka kërcënuar të atin edhe me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë, 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë dhe 15 fishekë luftarakë model 56.

Policia njofton se materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *