Kërcënoi Obamën, dënohet me burg

redaktor

Një grua 36-vjeçare në Teksas u dënua dje me 18 vite burg, pasi i kishte dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama-s dhe kreut të bashkisë së Nju Jorkut një zarf me ricin.

Shannon Richardson, nënë e 6 fëmijëve, njëri prej të cilëve ka lindur në burg, më parë ka punuar edhe si aktore, duke luajtur në disa seri televizive amerikane, si The Walking Dead dhe Vampire Diaries.

36-vjeçarja kishte thënë se nuk ishte ajo autore, por burri i saj, me të cilin marrëdhëniet nuk ishin të mira. Ajo u arrestua nga policia, qershorin e kaluar, pasi tentoi të lidhte bashkëshortin e saj, i cili kishte kërkuar divorcin.

Ndërsa, në muajin dhjetor, Richardson pranoi akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë e kishte blerë në internet lëndën për të prodhuar ricin, një toksinë që mund të shkaktoi bllokim të frymëmarrjes.

Share This Article
2 Comments
  • Tek ne kush “kercenonte” Argiten e babit Sali, merrte nje gjobe, qe mos ta ngrinte vehten me kurre.

  • Kjo eshte klima e terrorit nen te cilen po jetojme sot. Dhe arrestohen nena e 6 femijeve shtatezene. Sot jane ne bote 500 milion gra qe ne nje dite te jetes se tyre duan ta “denojne/demtojne” te shoqin direkt apo me proksi [proxy] Shannon bleu castor beans, u gjeten ca gjurme [traces] ne letren e derguar presidentit dhe per ta bere sa me Politike futi dicka dhe per “ligjet e armembajtjes” Sigurisht, zonja eshte nga Teksasi 🙂

    Castor beans jane per te prodhuar Ricin-en, nje helm potent, por une mund te blej bajame dhe te bej cianid [cianur-shume me i rrezikshem se ricina] ne lavamanin e guzhines. Eh, sikur te ishte keshtu e kaq e lehte; jetojme ne boten e frikes dhe hiperboles, si dhe ne te “Breaking Bad” ku njerezit kane pershtypjen se gjerat behen tak-fak, printo ca instruksione dhe ja U Kry Bace. Ricina eshte perdorur nga sherbimi sekret Bullgar per te vrare disidentin Georgi Markov [ne mos gaboj 1977] ne Londer. Nuk besoj se ka qene “helmi Bullgar” por i dhene nga Sovjetiket, ato e kishin kapacitetin per kete. [disa helme duhet te “armatosen” i.e. gjindet menyra e perdorimit, jashte kontrollit te vitktimes] Markovit, ja futen me nje shpim te lehte cadre duke shetitur ne rruge. Dite me pas vdiq.

    Paniku i krijuar nga terrorizmi dhe “war on terror” ka paralizuar shume aspekte te jetes, kontrollet ne avione perfshijne te gjitha lengjet [lejohen nen 100ml] dhe tashme jane shtuar tel. mobile dhe laptopet; nese nuk e ndez te provosh qe punon, duhet ta lesh aty. Shannon humbi perspektiven, mua me duket me shume e turbulluar menderisht, qe kerkon ndihme e mjekim, se sa terroriste. Ne Britani nje ekonomist i ri, pati jete te komplikuar permbi 2 vjet, pasi i humbi udhetimi ne nje aeroport Skocez foli dicka per Bombe, nga deshperimi dhe per shaka. Pas 2 vjetesh arrestime-pyejte-denime, Gjykatesi tha “kjo ceshtje s’duhet te kishte ardhur ne gjyq, po humbin kohen kot”

    Ne Rotterdam, nje vazje 14 vjece arrestohet pasi thote ” Jam Ibrahimi, sot do bej dicka te madhe” Lajmerohet FBI, e gjithe Polcia Hollandeze vihet ne kerkim, kur…Sarah me Mamin shfaqet vete ne stactionin e policise 🙂 Duhet menduar se shakaja dhe disa here debiliteti, nuk jane ofenca kriminale; kemi shkuar shume larg ne keto aspekte; shume prej te cilave jane totalitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *