Kërcënoi se do vetëvritej, shembet banesa te Liqeni i Thatë

Leda Hysa

Tensione të shumta dhe përplasje kanë shoqëruar procesin e prishjes së banesave te Liqeni i Thatë, në Tiranë.

Forca të shumta policie janë mbledhur në shtëpinë e familjes Peti, aty ku prej orëve të mëngjesit djali i vogël i kësaj familje, Klajdi Peti, 25 vjeç kërcënoi se do të hidhej nga çatia e banesës.

Policia ka nxjerrë me forcë familjarët, të cilët nuk pranuan të lironin banesën e tyre dhe janë përplasur me forca të shumta policie.

Pas negociatave të shumta, ka zbritur nga çatia edhe i riu, i cili është marrë menjëherë nga policia.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *