Policia e Tiranës bëri të ditur se ka shoqëruar dy të dyshuar, pasi mendohet se kanë kërcënuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pak pas akteve terroriste në Paris.
Pas një hetimi nga agjentë të Antiterrorit dhe me bashkëpunimin e agjencive të vendeve partnere, të cilat zbuluan origjinën e IP se nga ishte dërguar emaili kërcënues, janë shoqëruar Klodian Mahmutaj dhe Valter Meshi, raporton “Syri”.
Të dy janë nga Kashari, Tiranë, dhe ata janë mbajtur nën vëzhgim edhe më parë nga autoritetet, por ndaj tyre nuk ishin gjetur prova.
“Syri” ka publikuar foton e njërit prej tyre.
Bie në sy se Valter Meshi ishte solidarizuar me Parisin pas tragjedisë së rëndë.
Ndërkohë në rrjet ka pasur shumë spekulime se ç’lidhje ka një grupim i quajtur “Brigadat e kuqe”, që proteston për lirimin e Ballist Morinës dhe që hiqen si nacionalistë, me Shtetin Islamik.
Të shtunën më 14 nëntor, një ditë pas sulmeve terroriste në Paris të Francës, në postën elektronike të ministrit Tahiri mbërriti një email kërcënues terrorist nga e ashtuquajtura “Brigada e Kuqe”.
“Tani e keni radhën “JU”. Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë të përfshirë në luftën kundër SHTETIT ISLAMIK! Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut! Allahu Ekber! Allahu është i Madh”, thuhej në mesazhin kërcënues të dërguar në adresën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

qesharake
Po ik mer te qifsha ate katunaren bej nji dore jonxhe per lopen, leni ti kto pun.