Kërcënojnë një vajzë për publikim të videos intime, arrestohen të rinjtë

Saimir Lleshi

Dy të rinjtë aventurierë përfunduan në prangat e policisë, pasi kishin kërcënuar një vajzë se do t’i nxirrnin në Facebook foto dhe video intime.

Policia njoftoi se ka arrestuar shtetasit Marjus Doko, 19-vjeç dhe Pandaleimon Zhonga, 20 vjeç, banues në Berat.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës psikologjike shtetasen A.K, në rrjetin social facebook, duke i kërkuar një shumë prej 300.000 mijë lekë të vjetra, me qëllim për të mos i publikuar në këtë rrjet disa foto dhe video intime të saj”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpuncim”. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *