“Kërcënuesi” i Berishës: Ishte metaforike, do ta vras me votë

anazapta

Disa ditë më parë, ai e gjeti veten personazh kryesor në deklaratat e selisë blu, për shkak se gjatë një takimi elektoral në Klos tha se “Berisha e do plumbin ballit”. Por, pavarësisht trumbetimit nga ana e PD-së, Isuf Çipi nuk duket se është aq i rrezikshëm në të vërtetë, pasi policia dhe SHISH nuk e kanë marrë mundimin ta verifikojnë “kërcënuesin” e kryeministrit.

Isuf Çipi, me profesion mësues, ish-eksponent i Partisë Demokratike dhe ish-kryetar i Bashkisë, thotë se gjithçka ka qenë metaforike dhe jo në kuptimin që e ka marrë selia e PD-së. Ai shprehet i zhgënjyer me qeverisjen e mazhorancës gjatë këtyre 8 viteve.

“Kjo ka qenë metaforike. Kuptohet që vrasja ka qenë me kuptimin që “vrasja për Sali Berishën” do të jetë vota kundër. Jo për vrasje tamam, sepse ai është edhe me antiplumb dhe nuk e vret dot”, është shprehur  ai.

“Kjo ka qenë thjesht një shaka dhe vrasja është me votë. Është Berisha ai që i ka vrarë shqiptarët, ne s’kemi vrarë njeri. Unë madje kam djalin invalid nga Berisha, siç janë edhe shumë shqiptarët të tjerë. Në vitin 1997 kur u hapën depot e ushtrisë, djali mbeti invalid.”

 I pyetur nëse  do i thotë  këto kur të vijë kryeministri Berisha në zonën tij, ai  shprehet se:Unë Berishës nuk i them, se ajo dihet që Sali Berisha të vret natën dhe të qan ditën. Por edhe për t’u trembur, trembem”, thotë ai për “Shekullin”.

 

Share This Article
1 Comment
  • O redaktor apo kryeredaktor, puna nuk èshtè tek budallai qè flet per tek GAZETA DITA, qè né faqene parè tè saj publikon “Berisha e do plumbin ballit” me germa tè larta 20 mm.
    Kjo po mund tè quhet thirje e terroriste pèr rrèmujè e dhunè.
    Turp tè kini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *