Zakonisht, kërcimi i parë i një çifti në dasmë është i qetë dhe romantik, por nuk është kështu për një balerinë profesioniste. 27-vjeçarja Renata Brescian nga Miami, ka postuar në rrjetin social “Facebook” një video ku shihet ajo duke kërcyer në dasmën e saj.
Ajo ka hequr fustanin e bardhë, dhe nën ritmin e këngëve të Aretha Franklin, Marvin Gaye dhe Beyonce ka performuar për bashkëshortin e saj, i cili qëndronte i ulur në një karrige.
Më pas nusja shoqërohet edhe nga katër balerina të tjera. Videoja deri tani ka plot 877 399 klikime.
