Kërkesa e 39 deputetëve, Halimi: Rama kërkon të kapë KLD-në

Dita

Pas largimit nga Kuvendi, demokratët po shfrytëzojnë facebook-un për të reaguar ndaj vendimeve të mazhorancës.

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi, e cilëson kërkesën e 39 deputetëve të majtë drejtuar Kuvendit për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Elvis Cefa, një përpjekje e Ramës për të vënë në kontroll KLD-në.

“Ky ishte qëllimi i vërtetë i mazhorancës Rama-Meta me paketën personale antikushtetuese dhe antieuropiane të drejtësisë që u miratua në korrik: kapja politike e KLD, vënia nën kontroll të Edi Ramës.

Ajo që paralajmëruam ne dhe partnerët po ndodh. Qëllimi i Ramës është ta vërë nën kontroll dhe jo të reformojë. Ndërkombëtarët tani duhet të monitorojnë nga afër këtë situatë të rrezikshme për demokracinë e vendit”, shkruan Halimi./E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *