Është unifikuar spektri politik në Kosovë në kundërpërgjigjen dhënë ndaj qëndrimit të Bashkimit Evropian (BE) për ta bërë “Trepçën” temë në dialogun me Serbinë. Zotimi i dhënë në Prishtinë është se për gjigantin ekonomik nuk do të negociohet me askënd, shkruan “Koha Ditore”.
Në fundjavë, me më shumë se dy të tretat e votave, Kuvendi ka miratuar Statutin, me të cilin është hapur rruga që njësitë thelbësore të ndërmarrjes, që ishte nën menaxhimin e AKP-së, të regjistrohen si pjesë të shoqërisë aksionare “Trepça”.
Aksioner kryesor i ndërmarrjes së re është Qeveria, ndërkaq 20 për qind të aksioneve u takojnë punëtorëve.
Dhe, shkaku që një pjesë e njësive ndodhen në veriun e banuar me serbë, Beogradi zyrtar ka reaguar dhe ka paralajmëruar se nuk do të kthehet në dialogun e sponsorizuar nga Brukseli pa shfuqizimin e Statutit, sikurse edhe pa e hequr Kosova taksën ndaj produkteve me origjinë serbe.
Serbia kërkon që për statusin e “Trepçës” të vendoset në marrëveshjen finale që synohet ta prodhojë ky proces dialogu. Të martën Maja Kociançiq, zëdhënëse e komisioneres Federica Mogherini, e cila e lehtëson dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se çështja e “Trepçës” duhet të zgjidhet në Bruksel.
l.h/ dita

Trepça në rrezik real:
Më 31 Janar, 2019 në studion e Ylli Rakipit Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në përgjigje të shqetësimeve të bashkëbiseduesëve në emision lëshoi pyetjen “Kur kanë vendosur shqiptarët për kufijt e vet në histori, kur…? Ai përmendi coptimin e territorit shqiptar dhe Ismail Qemalin, por jo luftën me penë e pushkë që pengoi eleminimin e plotë të emrit Shqipëri, as gjakun e derdhur të shekullit të kaluar e në vazhdim për drejtësi kombëtare dhe sigurimin territorial të Shqipërisë së sotme përballë sfidave të kohës. Eshtë e pafalshme të harrohet se shqiptarët vendosën vetë për fatin e tyre dhe i ruajtën kufijtë e tyre të rrezikuar hapur nga fqinjët dhe përkrahësit e tyre me hile tregtare apo manovra të tjera të dhunëshme.
Kjo pyetje e Presidentit Thaçi, ngutja e panevojshme dhe joshja me të mirat e marrëveshjes janë dekonspiruese dhe parapritë për të justifikuar nesër thyerjen e palës shqiptare nën trysninë e negociatorëve dhe shkëmbimin eventual tregtar të Trepçes demek me vullnetin tonë ligjëruar me “marrëveshje paqësore” në Bruksel për disa të mira…, që do të na ngelin në grykë. Të gjithë duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet individuale dhe kolektive, të pamundurën për të penguar tregëtinë me trojet shqiptare, për të shpëtuar Trepçen, dhe shqiptarët nga ky dëmtim historik. Po u dha paqësisht Trepça nuk kthehet më as me gjak as pa gjak. Rregullat e lojës nuk e lejojnë. Larg duart nga Trepça! Statusi i Trepçes quhet territor shqiptar i panegociushëm! Larg Trepçen nga Brukseli,larg Trepçen nga negociatorët hileqarë, Frederikat dhe Mogherinët! Mbështesim fuqimisht ata ndërkombëtarë që kundërshtojnë coptimin e mëtejshëm të trojeve shqiptare, ndarjen e Kosovës, që nuk janë për abuzime të mëtejshme historike. Stop vazhdimit kolonial në Ballkan! Stop legalizimit të pastrimit etnik!
Problemi i kufirit të territoreve shqiptare me fqinjët është një çështje historike dhe ndërkombëtare e pazgjidhur akoma prej tyre. Sot kjo çështje mbetet përgjegjësi e ndërkombëtarëve që e krijuan atë, që mund të zgjidhet vetëm me shtysën, përpjekjet dhe veprimet e mençura të shqiptarëve, jo me negociata të pjesëshme, duke lënë copa rrugës, jo duke shkelur karakterin ndërkombëtar të çështjes shqiptare, duke i dhënë justifikim ndërkombëtarëve të thonë: “vetë e filluat këtë rrugë, vazhdoni tani.” Qysh tani ata thonë: Po deshët ju, duam edhe ne, domethënë po e hëngërt ju është përgjegjësia juaj. Kështu ata çlirojnë veten nga përgjegjësia e tyre, që pengohet nga përplasja e interesave…Situatat ndryshojnë vazhdimisht. Drejtësia vonon, po nuk harron!
Idetë për kombin dhe kufijtë ndryshojnë sipas interesave të politikës së ditës. Shif BE-në: çil e mbyll. Kolonializmi dhe spastrimi etnik kanë frymëzuar idenë e shoqërisë multietnike e multikulturore që çon dret prishjes së kombit në favor të më të fortit. Qëllimi është zgjerimi imperialist me pastrim etnik për aneksim në kurriz të kombeve të tjerë si në Ballkan. Ndal shovinizmit ballkanik! Korrigjimi i padrejtësive kombëtare në Ballkan, vendosja e kombeve në kufijtë e tyre etnik historik sjell barazi dhe paqe në Ballkan. Paskëtaj mund të flitet për hapje kufiri e lumturi të madhe ndërballkanike që e përsëriti disa herë Presidenti Thaçi në atë bashkëbisedim sikur është i pavarur nga pjesa tjetër e shqiptarëve dhe e kombit shqiptar. Kosova është Shqipëri. Shqipëria e ka vendin në OKB e kudo. Emri “Shtet i Kosovës” është term i përkohshëm i diktuar nga situatat. Ai është një formalitet që nuk justifikon heshtjen e askujt ndaj një problemi që nuk është vetëm kosovar. Nuk është e justifikuar as BE që i imponon Kosovës dhe Serbisë kushte shtrënguese për integrim në BE duke i larguar problemet nga vetja. Çështja nuk pret dhe është përgjegjësi e gjithë shqiptarëve tu imponojnë hapur me zë të lartë vullnetin e tyre shtetarëve që të largohen nga kjo politikë dritëshkurtër. Me shqetësim, Kasandra.