Drejtuesit e disa shoqatave të biznesit dolën së bashku në një konferencë për media duke kritikuar Paketën Fiskale të vitit të ardhshëm.
Ata thanë se paketa nuk është konsultuar me ta si grupe interesi.
“Informaliteti, korrupsioni, taksat e larta, sistemi i komplikuar fiskal, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe fiskale, mungesa e një vizioni të qartë zhvillimi ekonomik, klima e tensionuar politike, mungesa e konsultimit publik të legjislacionit që prek drejtpërdrejtë sipërmarrjen”, – ishin disa nga shqetësimet që ngriti kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka.
Në emër të biznesmenëve, ai i drejtoi publikisht disa kërkesa qeverisë.
“Sektori i bujqësisë: TVSH 8 për qind, tatim-fitimi 0 për qind, dividenti 10 për qind, sigurimet e punëdhënësit 10 përqind, TAP-i 10 për qind, taksa e pronës 10 për qind.
Sektori i turizmit: TVSH 8 për qind, tatim-fitimi 10 për qind, dividenti 10 për qind, sigurimet 10 për qind, TAP-i 10 për qind”, – propozon biznesi.
Lehtësi kërkohet edhe për sa i përket industrisë fason, ku janë mijëra të punësuar.
“Nuk po kërkojmë gjëra të pamundura dhe as gjëra që vënë në vështirësi politikën dhe qeverinë”, shtoi Jaka.
Në paketën e re fiskale qeveria ka parashikuar ndryshime në një sërë taksash.
Më të prekurit janë profesionet e lira, dentistët, farmacistët, noterët, avokatët, përkthyesit etj. /Dita/

BIZNESI QE LESHON KRITIKA TE DALE TE PROTESTOJE, OSE TE RRIJE URTE DERISA RAMA TU MARRE EDHE GRATE NGA KREVATI.