Kërkesa e socialistëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta mbërrin në Komisionin e Ligjeve.
Njoftimi është bërë nga vetë kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja, në nisje të mbledhjes së sotme.
“U kam vënë në dispozicion të gjithë kolegëve të Komisionit të Ligjeve kërkesën. Nga ky moment komisioni ligjeve e ka futur në procedure shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve”, u shpreh Manja para deputetëve anëtarë të Komisionit të Ligjeve.
Një ditë më parë socialistët në mazhorancë depozituan në Kuvend kërkesën për nisjen e procedurave parlamentare për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Për socialistët, Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën duke cënuar ushtrimin e të drejtës së popullit për të zgjedhur.
j.l./ dita

Pellazget me kafka superiore te KOLONIS Shqiperi I besojn teatrit te radhes PRONARIT te KOLONIS.
Ik o turk muti.