Kushti dhe pushti

redaktor

Është dikush që e ka shijuar sa më s’ka këtë punën e bojkotit parlamentar të PD-së. Sigurisht, për të është lezet i ri dhe i papërjetuar më herët, të shohë se është në gjendje që të kontrollojë dhe telekomandojë gjërat në distancë, në shkëputje, gati “në pension”, pa ofiqe zyrtare veç deputetllëkut. Nëse këto butona i ka patur prej kohësh në dorë, ato kanë qenë kohëra pushteti.

Këtë një vit e gjysmë pra, Sali Berisha është në një pozicion tjetër. Këndej e “lë PD-në në rrugën e vet të natyrshme të rinovimit”, andej urdhëron presidencën; këtej poston foto të ngeshme fansash që i kërkojnë autografe në plazhin e Lalzit, dasmorë e synetllinj që nuk u ecën festa mbarë nëse nuk dalin një resme me Doktorin, andej dirigjon drejtësinë, formaton këshillin e ri kombëtar të partisë, urdhëron, madje edhe kthen mbrapsht urdhra të të tjerëve… Thoni po deshët, nëse ka diçka mangut ky rol, nga ai i padrinos mafioz.

Triumfin më të fundit Berisha po e regjistron pikërisht me PD-në dhe bojkotin, një ngjarje politike që atë e gjeti “të dorëhequr dhe të shkëputur” nga hierarkia zyrtare partiake. Çka nuk e pengoi gjithsesi, që kur mori vesh për dy dackat ndaj deputetit Strazimiri, t’ua bënte me shenjë të vetëve të çoheshin e të dilnin. Deputeti në fjalë ndoshta mendoi se kishte ardhur momenti i triumfit edhe për të, çasti i ngritjes së madhe. Por më kot, se në procesin e rinovimit të strukturave, mbeti ca si shumë në hije për publicitetin dhe kauzën që i dhuroi partisë.

Po si po i shijon Berisha këto muaj të çuditshëm dhe të dyzuar brenda dhe jashtë PD-së, pa, por njëherësh me kaq shumë pushtet? Duhet thënë se habitati perfekt, gjendja e tij e natyrshme është të shkaktojë kaos, të ofrojë kartën e turbullimit, paqartësisë dhe lëkundjes tek të tjerët. Kur është në pushtet, fut hundët tek bahçja e kundërshtarëve; kur është në opozitë të njëjtat hundë i fut kudo ku ka mundësi. Dhe e lezeton shumë faktin që Lulzim Basha që në fillim të shtatorit po merrte presione të mëdha për të hyrë në parlament; por ai e ktheu nga rruga; që gjithnjë e më shumë deputetë u shprehen haptaz për turpërimin e asaj pakëz karte morale e besueshmërie që i ka mbetur partisë, dhe ai ca i ngriu e ca i la fare jashtë PD-së. Aq më tepër që të gjitha kërkesat dhe presionet po i ha Luli, ndërsa ky rri e vështron çerrin si për t’i thënë: “E doje partinë? Epo partia do këllqe mor djalë; duhesh stërvitur edhe ca”. Në fakt, grushtin e parë në kurriz, sa për t’i kaluar poshtë llokma e madhe e dhuratës që sapo i dha duke i dorëzuar partinë, Berisha ja lëshoi Bashës me çështjen e armëve kimike. Nga njëra anë Lulzimi i premton ambasadorit Arvizu miratimin e tij dhe i thotë se PD nuk ka asnjë kundërshtim për demontimin; nga ana tjetër Berisha e detyron ta kafshojë gjuhën dhe të dalë në protestë kundër qeverisë kriminale që do të helmojë shqiptarët. Kushedi sa ka qeshur brenda vetes, kur e mori beniaminin zvarrë në bulevard dhe e detyroi të ulet në mes të sheshit para kryeministrisë, paçka se shumica e të rinjve u vërshëllenin dhe u kërkuan të largoheshin.

Mbërrijmë kështu në fundin e kohëzgjatjes ligjore të mandatit të deputetit pa marrë pjesë në punimet e Kuvendit. Atëherë kur ligji dhe kushtetuta thotë që këta deputetë, të opozitës në rastin tonë, e humbasin këtë mandat dhe e marrin emrat poshtë tyre në listë. Padrinoja është i lumtur sa më s’ka, që i ka futur të gjithë në siklet. Lulin, se tjetër gjë u thotë ndërkombëtarëve, e tjetër bën pasi merr urdhrat e rinj nga kapoja; mazhorancën, se djegia e mandateve të kundërshtarëve politikë, sado që e parashikon ligji e zeza mbi të bardhë, do trumbetohet si “eliminim politik i opozitës pas dhunës fizike”, pra një qershi mbi tortë e regjimit autarkik (?!) të Rama-Metës. Dhe sigurisht, sikletos edhe eurodeputetët që u ka rënë në pjesë Shqipëria, si Kukani etj, të cilët vërtet këtu kanë vëmendje dhe priten si vip-a, por kushedi sa herë në ditë mallkojnë veten për çmenduritë shqiptare që u ranë mbi kokë.

Por fakti është që Basha e di se loja ka një kufi; deputetët, një pjesë e mirë syresh, përpara perspektivës së humbjes së mandatit kanë deklaruar se do të hyjnë në Kuvend nesër, të mërkurën. Me një parti kashtë e koqe, shpërbërja e grupit parlamentar do ishte gjëja e fundit që ai do dëshironte. Dhe ai premton bashkëpunim, frymë pozitive, konstruktivitet etj, përmes një marrëveshjeje të ujshme me ca pika që ndërkaq janë duke plotësuar nga mazhoranca. Dhe “here comes Berisha”, me një kusht shtesë, një kusht pushtash që sërish i përzien të gjitha kartat: Shumica të mos votojë ligjet që duan 84 vota, nëse nuk ka miratimin e pakicës! Fryma e kësaj pike është zbutur ca në projekt-marrëveshjen e formuluar nga eurodeputetët Kukan e Flekenshtajn, duke shtuar “aty ku kjo gjë është e mundur”, por fakti mbetet: Kjo pikë nënkupton që zgjedhjet e kaluara paskan qenë shumë problematike, që rezultati është i dyshimtë, e që demokracia të vijojë të funksionojë në këtë vend, duhet një pakt mbarëpartiak dhe kujdes maksimal në përdorimin e “dhunës së kartonëve”. Nuk është ndonjë hata e madhe që paskëtaj PD të kërkojë edhe praninë e forcave paqeruajtëse në Shqipëri, ndryshe ajo nuk hyn në parlament!

Veç kësaj, Berisha, ky deputet i thjeshtë, kërkon që vendimin final ta marrin forumet e reja të partisë, Këshilli Kombëtar, dhe jo grupi parlamentar i “të pabesëve” dhe kritikuesve. Pra, të përzgjedhurit e tij dhe të Lulit, jo ata që pasi u përdorën e u shtrydhën, po përjetojnë kohën e fundit të karrierës politike. Ashtu si të tjerë para tyre. Duke e kuptuar pak me vonesë, se si çdo ves tjetër, edhe pushtllëku del me shpirtin.

Share This Article
44 Comments
    • Fundja kush thote qe keta jane opozita, sidoqofte? “Fshati qe duket, nuk do kallauze” – nese kishin dicka per te sjelle ne jeten tone (pervec vuajtjeve e mizerjes) do te ishin ne parlament prej muajsh. A nuk eshte koha t’u a lirojne karriket te votuarve te radhes, qe mbase kane dicka per te thene apo pershpejtuar fillesen e hurit?!! Morra, kalbesira dhe parazite si keta sjellin vetem friken e se djeshmes dhe urojme me shpirt te jene tretur ne shu…n e tyre

    • Nje kerkese te tille nuk do guxonte ta bente as HITLERI ME MUSOLININ bashke para se te beheshin DIKTATORE!
      Keta bastarde kerkojne ta marrin PUSHT-etin ne tavoline,por harrojne se populli i hodhi ne GREMINE!!
      Ja kush na ka sunduar per 8 vjet!
      Edhe Europa eshte po aq FASHISTE E ANTI DEMOKRATIKE sa eshte kjo opozite.
      Doemos eshte po ajo Europe qe per 8 vjet nuk i tha asnje fjale Sali Berishes pavaresisht se ai beri KRIME TE PA PARA!!!
      O POPULL SHQIPTAR!
      A NUK NA E KA THENE ENVER HOXHA SE KAPITALIZMI ESHTE NJE TOP M….t ???
      Ja provojeni DEMOKRACINE KAPITALISTE qe TMERROHET EDHE KUR DEL FOTOGRAFIA E ENVER HOXHES,pa le kur ishte gjalle qe u shpetonte shurra rruges!!!

  • kjo nuk eshte demokraci,ne djall te vene dhe kurre mos te kthehen ne kuvend,keto kerkesa te pa cipe nuk jane gje tjeter por nje tjeter tendence per te mos u kthyer aty ku jane te detyruar te punojne,eshte absurde ti heqesh te drejten e votes deputeteve te zgjedhur nga populli,ne funde do kerkojne qe tu japin 20 deputet nga shumica.

    • ali,
      Ke shume te drejte mik. Si ka mundesi ti kerkosh maxhorances :” të mos përdorë 84 vota pa pëlqimin e opozitës”. Kjo nuk eshte kushtetuese dhe shtron pyetjen se pse behen zgjedhjet qe jane vullneti i sovranit. Me sasine e deputeteve te zgjedhur sovrani vendos edhe per miratimin e ligjeve te ndryshme qe nga rendesia qe kane kerkojne edhe nje numur te caktuar votash. Keto jane “taktikat” e plakut inatcor Sali Berisha qe ka rrjedhur dhe ka marre tashem rruget e mutit . Rruge te mbare more plak i keq. Po gajaset bota me neve. Tamam kalamanj qe jane bosh dhe kaperdisen me makina, ora, shtepi, veshje dhe llogari bankare dhe ballo “aristokratesh te Vjenes”, qe nuk jane tjeter vetem se rrjepacake qe nuk kishin breke ne bythe.

      Pershendetje

      • Sidomos ky pretendimi per perdorim te maxhorances 3/5, me konsensusin e Saliut, pavaresisht me nje ‘nëse’ brenda, eshte i paprecedent. Eshte tamam si proverbi i ‘gozhdes se Nastradinit’ Po te pranohet me lehtesi nga maxhoranca, kjo do t’a degjoje shpejt ‘qemanen’ e tij. Mos harroni qe Berisha eshte nje demon. Po ratë në kurthin e tij, edhe pse me dorashkat e eurodeputeteve, atehere TURP per kete mender politike. Boll ka vuajtur Shqiperia dhe populli nga keto marreveshje dhe kurthe te pista mbrapa kulisave. Populli nje here ne kater vjet voton dhe votoi, pavaresisht se kjo i dogji Saliut. Si mund te lejohet nje monster te terheqe zvarre vullnetin e shumices se popullit.

  • Une jam i mendimit qe grupi parlamentar i PD-se, ti beje edhe nje kerkese PS + LSI qe te mos quhen shumice parlamentare pa pelqimin e Lulit .Kjo eshte deçizive per nje shoqeri shkerdhatokracie e i derguari i BE duhet ta marre seriozisht kete kerkese.

  • Po ikni kush po vret mendjen per opoziten e hajdutereve??

    Lulezim Basha vodhi 250 Milion $$ ne rrugen e kombit dhe i shpetoi burgut me procedure.

    Opozite turpi mbushur me hajdute.

  • haahaaahaaahaaa,po kta i mson serbia mor a’nuk e shifni se cfar kerkesash bejn,se kta i mson serbia,rusia,greqia!Po,ku ka nji gje te till,qe ti thush mazhorances,jo ti mos i perdor numrat,pa ju dhan ne,pelqimin?!!!PO,pse jan aqi te flliqur,po pse behen zgjedhjet,a behen per numra apo,vetem me kalue radhen,cfar mendoin kta tradhtar?Po,nese kete kerkes jua plotson mazhoranca ksaj i thon ne jemi mazhoranc,por pushtetin e keni ju opozita.Kjo dote ishte unikate ne bote,nese me te vertet mazhoranca e bene nji gje te till,atehere i bie ma mir,tjua dorzoi saliut dhe bashes qeverin.

  • e imagjinoni ti kishte sala 84 vota,do qe ber mbret e shqiperia monarki,poooooooooo me iku truri kur e lexova,eshte e pa besushme,nuk do te jete e vertet,ketu e paskan patur hallin,prandaj thote sb qe do ta shkelmoje rama deshiren e tyre per tu kthyer ne kuvende,nuk e di se cfare qendrimi do mbaje edi,po sa poshte paskan rene

  • Jo vetem qe 84 votat, te mos perdoren, por te futen ne burg te gjithe ata 1 milione shqiptare, qe nuk deshen te jetojne ne bajrakun e Saliut dhe Lulushkes.
    Firmose paktin Z.Kryeminister. Mos na ler pa Saliun dhe mijte e tij te kanaleve, qe i shkojne pas. Pasi Zotrote, nuk pate kellqe, ti vesh perpara keta halabake ordinere, keta hajdute dhe vrases te pabese,,,,,, sot ata ndihen me komode se kurre dhe kane vendosur te tallin menderet me ne.
    Te na rroje RILINDJA, bashke me LSI.

  • KETO KERKESA JANE ABSURDE POR EDHE TE TURPSHME! ZOTERINJ TE MAZHORANCES VAZHDONI PUNEN PER MIREQENIEN E POPULLIT SE JANE NE HALLE DHE LERINI DIVERSIONET E SALI BERISHES DHE LULI. KUJTOJINI z.LULI SE BERISHA ME 71 VOTA VENDOSI PRESIDENT, GJYKATES, PROKUROR, KQZ ETJ…..OPOZITA NUK DO TE FUTET NE KUVEND NDAJ LERINI TE SHQUPI SE JANE NGROHTE.

  • Mundesisht, pa pelqimin e opozites, mazhoramca te mos marre as fryme! Ja me ç’gezhoje serbe e ka mbeshtjellur Sali Protopapa Lul Berishen!…
    Keto deklarata tregojne qarte se PD nuk mund te jete as opozite e lere me diçka me shume!…

    DRENICA E KUQE

  • ja pra gjithmone eshte nje dore e pabese dhe shume e fuqishme qe si njeh shqiptaret dhe pse vota e tyre eshe e plote dhe e sake po pabesia dhe kurthi qenkane me te fuqishme mjere kete vende ce ka zene kure ajo qeveri qe iku nuk ka shanse te mare me vota me ndimene e atyrve qe i kane formuare dhe sjelle ne pushtete po bejne presione dhe nuk njohine demokracine po veteme pabesine e poshtersine mjere ky vende ce pret

  • Ku e gjeten kete parim ligjore, deputetet e PD. Deputeti I patrise opozitare te ket nje vote e gjysem dhe deputeti i shumices nje gjysem vote.

  • Qeka t’u bo pazar te rende kodoshi Kukan i “Krokodilit” .
    S’ka faj,ishte mesuar me thaset me para,,,per te mbyllur syte,,,,kur nahija brekedhjere ishte ne pushtet.
    Tash e ka koeficentin me te larte te veshtiresise ,se i duhet t’i nxjerri syte kokomaqe,qe te fuse ne Kuvend nje taborr dhjeramanesh,tete vjet te inkriminuar deri ne palce.

  • Kjo eshte pku i kulmite te injorances politike. Degjoni vllejzer Komentues. E them me plote bindje se Partia socialiste dhe LSI ne te vertet nuk ka partner politik per te shtyre perpar demokracin ne shqiperi. E majta shqiptare po vazhdon e vetme te ece ne rrugen demokratike.Sa kerkohet oponenc kjo nuk ka qendruar asnjeher.
    Partia Demokratike e shqiperise eshte nje grup hajdutesh, kriminelesh te te gjith ngjyrave qe fatekeqesishte edhe me ndihem e disa te majtev arriten qe keta kriminel te ngrejn qeveri.Per 8 -vjert rrjeshte kemi pasur ne krye te shtetit nje grushte kriminelesh qe kane ber sice kan dashur vate ata.
    Shqiptaret te lodhur dhe te drobitur mnasivishte e votuan te mnmajten shqiptare. Kjo e majte shqiptare ka arritur 84 vota dhe me gjendjen qe po krijohet besoj qe do te shkoje edhe me large .
    Po ku ka mundesi qe ne kundeshtim me vullnetin e votuesve shqiptare ye behet nja masaker e tille tek numeri i deputeteve.Kjo do te thot te pordhosesh hapu vullnmetin e votuesve shqiptare.
    Ky eshte skandali me i madhe ne politiken shqiptare.Nuk e dije pore edhe ndermejetsuesi qe kan ardhur ne sheqiperi ne BE-ja duhet te jepnin alarmin per ket katastrof politik dhe duhet ti thonin hapure partise demokratike qe vetem forvce politike nuk je pore nje grushte hajdutesh dhe kriminelesh.! Toleranca e Evropeianve ne ket fushe len hije dyshim per te masakruar shqiperin.
    Ne se Edi Rama dhe Iliri Meta bejn nje kompromis te tille ata do te bejen fundin e politikes se ture dhe te se majtes shqiptare.!
    Ka ardhuk kohe qe partia demokratike te goditet ashper si nje force destruktive me qellim te cakltuera antishqipotare dhe anti demokratike.! Duhet qe elektorati i majte kurre te mos i bindet Edi Rames per nje skandal te ndyre politike.!

  • Kusht qe duhet te plotesohet. Mazhoranca nuk i ka perdorur 84 votat deri me sot dhe nuk ka guxim ti perdore ne te ardhmen,keshtu qe eshte me mire tia plotesoje shpellarit kete kusht.

  • Nuk mendoja qe te kete rene kaq poshte e djathta shqiptare .Zgjedhjet elektorale nuk imponohen me urdhera sic le te nenkuptoje Luli.Nuk i ve faje .Kjo del nga eksperimentet qe jane bere me zgjedhjet ne Shqiperi .Te kete rivalitet midis partive politike dhe rezultati te kete hapsira per ti kenaqur te gjithe . Ja qe nuk i ve faje Ramizit kur krijoje plurlizmin qe te kenaqeshin te gjithe .Sigurishte ka kene i zgjuar se kuptoje keta debila qe do te haeshin si qente e terbuar per pushtet .
    Kjo kerkese e Lulit eshte vazhdim i mendjes se Saliut qe dhe sot e kesaje dite nuk pranon qe eshte humbes e qe la nje Shqiperi te zhytut ne korrupsjonin e vjedhjes e te shakaterrimit te organeve legjislative e ekzekutive .Gropa financjare nuk eshte gje para deformimerve qe u ka bere kollonave ku bazohet nje shtet modern e i fuqishem .Fara qe ka mbjell Saliu me Pd do dhe 25 vjete te tjera te thahet e te mbije filiz i ri me koncept krejte ndryshe per shtetin .
    Nga ana tjeter kjo kerkese eshte qe dhe te mbyllet kapitulli se kush duhet te mbaje pergjegjsi per gropat financjare,krimet ,hajdutllekun ,abuzimeve me pushtetin si dhe mos funksjonimin e pushteteve .
    Pd kupton se levizjet e fundit te Rama-Metes per reforma do te vene para pergjegjsise se pa shmangshme kreret kryesor te pd dhe te inkriminuarit .84 vota jane bombe atomike qe permbys gjithcka te shkuar e nxjerr ne bangen e te akuzuarve autoret e kesaje gjendje qe eshte sot ne Shqiperi .Faturat elektrike shkateruan metoden e qeverisjes Berishjane .Me jep voten dhe ti o shebeku im beje cte duash .Rezultatet e kesaje teorie primitive, qe rrenjet i ka tek sistemi primitiv i konceptit te pushtetit ,ne po i shohim dita dites kur Rama -Meta te detyruar nga kushtet e vena nga Evropa ,kerkojne ti japin fytrye reale shtetit .
    Nuk di se si do te reagoje z.Kukan.Nuk arrije ta kuptoje si do te funksjonoje kjo mendje e ndritur e Lulit .Ne asnje vend te botes nuk ka bere vaki me pare qe te mos funksjonojne kartonat. Nuk ka me orjentime qe :Per “hire” te atdheut jepja votat Saliut qe populli te fitoje.Kjo keshille amerikane vlen per popuj me kulture e jo per primitvet e Shqiperise . Ne e pam se sa fitoje populli shqiptare ne mandatin 2009-2013 .Na shpuri ne buze te gremines dhe sot kerkojne qe defektet e qeverisjes aktuale ti komentojne si paaftesi te fituesve te 23 Qershorit .
    Ky femije i perkedhelur qysh nga 93 e deri me sot nuk eshte i hairit qe te kerkoje te tilla privilegje .Pa keta atmosfera politike e shqiptarve do te ishte shume here me pozitve dhe ne do te ishin sot jo ne Evrope por modeli i vendeve Ballkanike .Ne se vuan Ballkani, qe nuk integrohet, nje arsye do ta gjeni tek keto mbeturina te primivitetit te popujve te tije .
    Z.Kukan :Mbeshtetni Mazhorances ne pushtet qe Shqiperia e dhe populli i tije te eci perpara. Ndihmoheni Pd te kuptoje filozofine e zgjedhjeve elektorale dhe te ulet tek pjesa qe i ka rezervuar populli ne Kuvend .Arsyeja qe Pd nuk eshte ne Kuvend ka te beje me deshtimet katercipesrishte te saje .Ata nuk kane kurajo te honepsin kritikat me fakte qe nxjerrin cdo dite per deshtimet e te shkuares .Cdo gjurme e lene eshte e veshtire te fshihet. Politikishte eshte shume e rrezikshme .Nuk jane 84 votat qe pengojne por perdhosja qe i kane bere ketije populli ne 24 vjete demokraci .Te hyjne atje ku u takon e te rreflektojne. Vetem te inkriminuarit nuk pranojne deshtimin dhe fajne .E ne se nuk ndodh kjo mos na kushtezoni per reforma .Na fusni ne daren tuaj dhe ato 84 vota nuk kane me efekte per popullin e thjeshte shqiptare .

  • pervec se nji bande kriminale, pd eshte kthyer ne nji kolere argetuese dhe hajeng harixhinjesh per shqiptaret e vertete !uuushhhttttt….trapa lumi……

  • Kuken Mos i vare buzet hiq pore i thuaj atije sdahanlepirsite te Dik Mrty mbylle gojen se e felliqe ter shqiperine.!

  • Humor festash nga Luli, mbaroi Portokallia kete sezon. Shko ore pirdhu zorzop, pse perse kane votuar shqiptaret mazhorancen qe te marrin mendjen tuaj. Kurre mos hyrshi ne Parlament, karagjoze te tille nuk i duhen kujt.

  • Tamam si kalamajt mistrece kur dalin ne pazar me mamin.
    “Dua akullore, por dua dhe çokollate, dua kete dhe dua dhe ate” dhe ne fund marrin nga nje shpulle ne surrat dhe prapa bytheve.
    Lulzim Basha duhet te dije qe aty te SHQUPI qendron akoma fale sjelljes aspak dinjitoze te kesaj qeverie dhe mazhorance qe beri be dhe rrufe se do t’ia kthente prape ish ushtarakeve shtepine e vjedhur nga Sali Katrani dhe Lul Hajduti.
    Prandaj bene pordhe ky hajdut dhe kriminel qe ka shpetuar nga burgu per te paren per shkak te procedures se gjingjonerve dhe per te dyten se pordhacet e kesaj mazhorance nuk kane ndermend te rihapin dosjen per te gjykuar vrasesit e 21 Janarit.
    Dhe tani Lulit, sherbetorit te Dik Martit, i ka hyre vetja ne qef dhe i jane hapur orekset siikur te jete Vladimir Putini.
    Se keshtu eshte katandisur Shqiperia nga keta politikane liliputer jo ne shtat por ne mendim. Kane fituar dhe kane bere ligjin per 24 vjet merradhe hajdutet, kriminelet, bashibuzuket, te paaftit dhe vazhdojne te vene kushte .
    Nje paradoks te tille nuk e gjen as ne vendet ku akoma jetojne njerez te eger.
    Nuk do shume i shkreti, thjeshte dhe vetem bllokimin e jetes, sikur ta kishte poroisitur jo Vuçiçi por vete Shesheli,.
    Thjesht dhe vetem destabilitet per njeçike karriken e kryeministrit, pa Shqiperia le te behet si Troja ne dashte.

  • Me trap se ky nuk kemi pare dhe nuk kemi degjuar.Ti kerkosh mazhorances te mos perdor 84 votat e saj eshte propozim i nje njeriu te çmendur.Sali Berisha la nje semundje te keqe per pd-ke,ate te çmendurise.Njerzeve te pd-ke u ka ikur mendja.Per kete ata duhen te ngushellohen per mendjen qe i ka lene.Te rroni vete Luli dhe Sali se mendja ju ka lene.

  • Jo nuk eshte ceshtje kalamajve kjo pore eshte nje ceshtje e madhe.! Mazhoranca duhet te jet e zonja te mos bjer ne kete batak te kriminelit Sali Berisha.
    Atij po i afrohet fundi ndaj kerkon shpetim dhe menyra per te shpetuar eshte heqja e mazhorances 84 voteshin. Kjo nuk duhet lejuar. E djathta shqiptare nuk ekziston, ajo eshte ne celsin e Berishes kur don e leshon kur don e mbyll si ti doje deshira e tije.E djathta ka mbaruar pa u ngritur mire si forc politike.! Ekziston metem Sali dhe Lul. keta jan para pergjegjesis mdaje dhe kerkoj shpetim.Ket nuk duhet tua japim.!

  • Ky është një absurditet , që vetëm në Shqipëri dëgjohet . Pozita ka marrë votën e popullit dhe si e tillë për katër vjet , ka edhe mandatin që ta përdorë këtë votë si të dojë !
    Por Luli dhe berisha , thonë , meqë vjen rasti le të kërkojmë edhe më shumë !
    Nuk do të merret kurrë parasysh kjo kërkesë , se ndryshe do të ishte tradhtim të votës së popullit !
    Populli prandaj i dha 84 vota dhe votoi masivisht , që kjo mazhorancë të bëjë ndryshime rrënjësore ! Ndryshime të tilla nuk mund të bëhen pa përdorur shumicën e cilësuar !

  • Luli duhet te kerkoje, qe Edi Rama tja lere vendin Saliut, qe Bendot te sundojne mbi ligjin, qe mos te kete polic qe sdi ti bjere ciftelise.
    Mbaroi Portokallia, por smbaron humori berishian.

  • Kerkesa e p d -es ka qène qè nè fillim tè mos largohet nga pushteti por me qe populli nuk pyeti saloviçin ,tani ai ka marrè detyra tè reja nga UDB-ja kèrkon tè perdor pushtet pa vota duke bère te pavlefshme 84 votat e shumicès.Salo serbi sa i holle nga trutè ,tamam edhe budalla me pèrvojè klasike.Ç’lidhje ka Rama me rrethin nè katror apo ktrori nè rreth.Tè dyja kane kuptim nè varèsi tè njèra tjatres po fjalia nuk u mor vesh ,gjithsesi ishte njè kunje ne mendjen e budallait.Po populli per ç’far tè ka votuar sali efendi apo vazhdon me llogje u d b-je.Po si nuk hoqe dore nga shkatèrrimet e krimet or dru e shtrembèr.Harram ditet qe ke jetuar.dhe kerkon te jetosh.Po kerkon perseri shkaterrim dhe lufte ne shqipèri.

  • Hahaha, kjo do te thote mos beni si beme ne (demokratet), por beni si duam ne sot. Hajde Lulush, hajde.
    Po qe se Edi bie dakord per kete, atehere vertet e ben harram besimin e votuesve.
    Pse programin e PD do te beje qeveria e re.

  • Po kush ju pengon ju te shkoni ne parlament qe te jepni pelqimin tuaj ose jo?! As mos e mendoni se mund te neperkembeni fatet e vendit sikurse jua ka ënda sikurse betë kur qeverri&vidhnit.Shqiperia eshtë e te gjithë Shqipetareve dhe jo plaçke e zyrtarve.

  • PUSHTETI NUK FITOHET E NUK MBAHET ME NDRHYRJEN E “MIQVE” TE PAGUAR, POR ME PUNE EFEKTIVE DHE TE NDERSHME PER TE FITUAR SIMPATINE E SOVRANIT.

    Kur e pyeten Kryeministrin antikomunist anglez Curcill se cfare mendonte per sistemin elektoral kapitalist qe kishte mbledhur pas luftes shume opontente ne mbare Boten te ndikuar edhe nga MESYMJA ideollogjike e bolshevikeve ne Evropen Lindore, ai u pergjegj:

    “SISTEMI KAPITALIST KA SHUME TE KEQIA, POR ESHTE ME I MIRI QE KA SHPIKUR NJEREZIMI DERI TANI!”

    PD-ja e Saliut te pakten duhet t’i permbahet kesaj deklarate te Antikomunistit Curcill dhe te mos e kerkoje “PUSHTETIN NE TEPSI” me nderhyrjen e KAMELEONIT Kukan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *