Kërkesa për arrestimin e Doshit dhe Frrokut, Meta: Më shumë qetësi dhe dashuri…

Dita

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shmangur komentet ditën e sotme për kërkesën e Prokurorisë për t’i dhënë të drejtën të arrestojë Tom Doshin dhe Mark Frrokun me argumentin se sajuan skenarin e vrasjes.

I pyetur nga mediat për këtë kërkesë pasi uroi besimtarët bektashinj për festën e “Navruzit”, Meta u përgjigj “më shumë qetësi dhe dashuri”. Të njëjtën përgjigje Meta kishte edhe për deklaratën e paraardhëses së tij, Jozefina Topalli e cila e akuzoi se shkeli rregulloren kur ia la Vangjel Dules dje drejtimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve. “Më shumë qetësi dhe dashuri edhe për zonjën Topalli”, u shpreh Meta.

Ndërsa për qytetarët mesazhi i Metës në këtë festë ishte: “Në këtë festë të veçantë të Sulltan Novruzit, që simbolizon ringjalljen, shpresën, ripërtëritjen dhe paqen, u uroj gjithë besimtarëve shqiptarë – se kjo është veçoria jonë që na bën dhe më shumë krenarë – dashuri dhe qetësi me njeri­tjetrin dhe familjet e tyre.”

Share This Article
6 Comments
  • Ky bën si profet tani,tall trapin me popullin Dhe Kujton se duke folur kështu do na mbushi mendjen që është i pafajshëm.

  • Nje artikull qe pershkruan ne menyre efikase parabolen partiake te Tom Doshit:
    Mbahu Tom… Ti heroi i Partisë dhe i analistëve

    Nga Ilir Levonja

    Sot më shumë se kurrë ti e ke kuptuar se sa i përdorur je. Ti heroi. Jo vetëm i partisë por edhe i analistëve. Ti munde i vetëm Berishën. More Shkodrën. Ti bëre kryeministër Edi Ramën. Kryetar Kuvendi Ilir Metën. Shkrive pasurinë për partinë. Ngjyrose autobuzë, seli, fotobanderola me shumicë. Ia mveshe epokës më të ndritur të shqiptarëve, rilindjes, ngjyrën mavi. Binde Priftin të çmontonte dhe montonte video. Dogjët dhe shtetin.

    Disa makina të ndodhura rastësisht. Vratë militantë provincash. Njerëz të varfër që të këpusin shpirtin. Nga ata që për dhjetëmijë lekë se kanë për gjë të udhëtojnë edhe nga skajet e vendit. Të vinë aty në Tiranën e lavdishme dhe tu vënë zjarrin pikërisht shtetit. Godinës që ju përpiqeni ta bëni më të mirë. Të paktën kështu pretendoni.

    Çfarë nuk bëre për ta hequr nga demokratët Ilirin. E bëre ndofta me zellin e atij njëriu që me një gur kërkon të vrasi dy zogj. Ose edhe me strategjitë e presionit. Mendonit se ato pak numra, do ju ndihmonin në pasigurinë e fitores. Pasi ju e dinit mire që në historinë zgjedhjeve shqiptare, fiton 1)nga konsumimi i pushtetit, pushtetarit, 2)nga thasët me miell, 3)nga shtrimet përciptas i disa rrugëve periferie, 4) nga blerja e votes, 5)nga llogaritë se sa mund të fitohet nga një drejtori, 6)nga përqindjet e tenderave etj. Ti këto i dije, por nuk kishe parashikuar shkathtësinë e Ilirit
    pasi e mendoje të rëndë. Sot e kuptove se sa shumë gabim ke luajtur.

    Je krejt i vetëm. Sot e ke kuptuar se sa me shpejtësi drite, u dha urdhëri tëmblidhet kuvendi. Se sa lehtë mund ë rrëzohesh. Se sa pa peshë
    është të sakrifikohesh për partinë. Për miqtë e politikës. Që edhe pse u mburrën me ty për gjithë këto legjislatura, si heroi i tyre, si shëmbulli i tyre.
    Me po kaq zell të kanë shpallur armikun e klasës, armikun e parties, armikun e demokracisë. Ja ky është shteti që ti pretendon se ke ndërtuar gjithë këto vite. Shteti ynë. Shteti i së drejtës. Shteti i miqve. Dhe jo i ligjit dhe i qytetarëve. Mbahu Tom, nesër mund të marrësh edhe ndonjë dekoratë nga Iliri.

  • jo per info por per ilir levonjen a je ti qe mbroje bleonen qe dilte me b…… perjashta me vjen keq je pa shtylle kurrizore shko merru me bleonen dhe leri shkrimet me politike se nuk din te vendosesh ngjarjet ne kohe dhe hapsire,dhe ben lemsh cdo gje per ca pare te pista.

  • prediko i nderuar prediko.. te ka ardhur dita, Edi ta dha doren. Ato theniet ‘kokepalaret’ per 21 janarin, ‘sharlatanet’ per gazetaret dhe studjuesit qe denoncuan marreveshjen e detit etj etj, i harroi Edi por jo mileti ndaj shpresojme qe te gjitha keto te zgjojne votuesin. Jo thjesht te mos votojme Salen por te mos votojme edhe ata qe i lene punet ne mes dhe e lene salen ne qoshe.

  • je plakur shpejt o flori! s’ te plak mjalti i ndergjegjes, por vreri i stomakut. ngaqe nuk po gjen dot qetesi dhe dashuri po del dhe ua sugjeron kamerave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *