Bashkim Dedja, me detyrë ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe Fatos Lulo ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë dërguar në GJKKO nga SPAK pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.
Por pas vendimit për rikthim të çështjes së Fatos Lulos për hetim, GJKKO ka vendosur të njëjtën gjë edhe për çështjen e gjyqtarit Dedja.
Gjithashtu mësohet se nuk është pranuar kërkesa e SPAK për konfiskimin e pronave të hetuara si të mos deklaruara e te fshehura me burime te pajustifikuara, ndërsa sekuestroja mbetet në fuqi.
Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Fatos Lulo akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Sekuestrimi i pasurive:
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi në prill sekuestrimin pasurive të ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan 172 m2, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi ka pranuar kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.
o.j/dita

Mjafton 50% sekuestrim te pasurise,3vjet tu hiqen titujt duke qene vetem avokat,pa te drejte hyrje ne gjykatat shteterore te c’do niveli.As kane vrare ,as kane prere.Keto qe lexova une me 60m katror e 127 meter katror jane budalleqe.Denimi te jepet thjesht sepse kane shkelur ligjin kur ata duhet te jene mbrojtes te ligjit.SPAK! Peshqit e medhenj i ke ne koke te qeverise.Mjaft humbisni kohe dhe besimin ne popull me keta persona pa interes per popullin.Ju e dini shume mire kete.Guxim,mos nguroni.Popullin e keni pas.