Nëse Kuvendi i hap dritën jeshile organit të akuzës duke hequr imunitetin për deputetin Saimir Tahiri, prokuroria mund ta arrestojë atë përmes një urdhër-ndalimi që ajo vetë nxjerr për ish-Ministrin, i cili ekzekutohet nga policia.
Arrestimi ose jo i ish-ministrit Saimir Tahiri merr rrjedhë pas shprehjes së vullnetit të Kuvendi mbi kërkesën e Prokurorisë për Krimet e Rënda. Por çfarë ndodh nëse Kuvendi jep autorizim për heqjen e lirisë ndaj tij?
Duke iu referuar ligjeve në fuqi, Prokurorisë për Krimet e Rënda i lind e drejta për lëshimin e një urdhri ndalimi apo arrestimi në emër të deputetit.
Neni 253 i Kodit të Procedurës përcakton se prokurori urdhëron ndalimin e personit të dyshuar për një krim kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se personi rrezikon te largohet. Ky urdhër ndalimi ekzekutohet nga ana e Policisë së Shtetit. Në të njëjtën kohë, Prokuroria depoziton në gjykatë kërkesën për caktimin e një mase sigurimi personal ndaj personit në fjalë, në rastin konkret deputetit Tahiri.
Brenda një afati prej 48 orësh gjykata cakton një seancë gjyqësore, ku shqyrtohet ligjshmëria e urdhrit të ndalimit, si edhe kërkesa e organit të akuzës në lidhje me masën e sigurimit.
Neni 232 i Kodit të Procedurës Penale numëron shtatë lloje të masave shtërnguese, nga më të lehtat deri në atë ekstreme të “arrestit në burg”.
Ndersa neni 289 i Kodit te procedures parashikon rastin kur Kuvendi nuk autorizon Prokurorinë për arrestim apo ndalimin e deputetit.
Në paragrafin nr.1 të këtij neni saktësohet se kjo nuk e pengon prokurorin që të kërkojë një masë tjetër sigurimi dhe as të procedojë ndaj tij ose personave të tjerë, ndaj të cilëve zhvillohen hetime për të njëjtin fakt.
Prokuroria për Krimet e Rënda ka ngritur dyshime se deputeti Saimir Tahiri ka konsumuar elementë të veprave penale të “trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim, kyer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korupsion pasiv të funskionareve të lartë. Po ashtu, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka bërë të ditur se ka të dhëna dhe prova që ish-ministri Tahiri, pas vënies në dijeni për këtë hetim ndaj tij, ti shmanget akuzës dhe drejtësisë.

Elegji ne curle e cifteli
O SALI MURTAJA…
E KAMIKAZET E TIJ !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
O mori Tropoje
O mori Hyjni !
Kush te ka qite
me krye ne hi
Sali Karaxhici…
Me kamikazet e tij
Rrenoi e percelloi
mbare kete Malesi
Flake e zjarr i vuri
Nenemadhes Shqiperi
O mori Serbi
Une gardhin ta prisha
Se mue me thone
O Sali Berisha !
Prisha gardhin
Kufijte e Shqiperise
Dyer dritare u hapa
hordhive te Serbise
Arme e nafte plot
Per njerken Serbi
Zhbeme se bashku
shtetin Shqiperi !
Otranto i dhash
Une vet Kalit te Trojes
Se kam qene dhe mbetem
Toptani I Tropojes
Vrases I Shqiperise
Dhe moter Kosoves !
Se per karrike
Para e pushtet
E shkerdhen e vret
Dhe nenen e vet !
Se mua me thone
o Sali Berisha
Jam jo vetem ujku…
por edhe et Bisha!
Sa te jem une gjalle
Nuk ua ndali flaken
Me tub ne sume
Kam vetgatue nafaken
Se nuk mban me uje pilafi
Nuk me thone mua kot
o Sali Kadafi !
Nuk kam linde rastesisht
Une tek Doli Vici !
Nga kemba tek koka
pjelle Miloshevici
Ndaj s’me therrasin kot
Sali Karaxhici !
Kujtdo punon per Shqiperi
Une flaken atij
Nuk le pa ia shti !
o me plumba
me balte o sajimr
Se Serbi eshte
Babe nena ime!
Serbi nena…
Serbi edhe gruaja
Jemi vetem nje
si mishi e thuja !
Sa te jem gjalle
E sa te marr fryme
tym edhe flake
do ta bej Shqiperine!
O moj Serbi
une gardhin ta prisha
Kot nuk me thone
O Sali Berisha!
Here si ujk
E gjithnje si Bisha!
Sa te frymoj
Dhe ne tjetren jete
Vec tym e flake
Shqiperia do kete !
Sherr Berishe jam
edhe kam me vdeke
Edhe ne lum kur mbytemi
Ne shkojme perpjete !
Mbrapshtana se gjalli
Ters dhe per se vdekuri
Vec sherre e potera
Prej nesh ndryshket
edhe hekuri !
Thike mbas shpine Kosoves
Babe e Nane-
Kam Pashic Vojvoden !
Napalm i hedh Vlores
2 Prill e bej Shkodren!
Edhe ne vdekje
une shkoj buzagaz
Se le mbrapa
mijera Kamikaze !
Ne buze Shqiperise
une i ngri gaz !!!
O Tropoje ime
o mori Hyjni
Kush te qiti
me krye ne hi!
Te rreni me ceka te bardhe
E me luge prej Ari
Ishe Shojzovalle
Te beri Kandahari !
Ishe Zane Mali
Te coi ne buze varri !
Vet Sali Berisha
eshte emri i tij
Fatkeqesi mallkim
Ish e mbet per Ty
Katrahure rrenim
per Nenen Shqiperi !
Per 700 breza
u shofte farà e tij !
Si nip Berishe
Per mua je ti Daja
Ne jete te jeteve
Per cdo shqiptar
Ti me kamikazet
Ishe e do mbetesh
Vec Sali Murtaja !