Kërkesat e çuditshme të Saliut

Dita

Sali Berisha, duke komentuar atë që ndodhi dje në Kuvend, shkruan se ka kërkuar nga punonjësit e policisë, që të mos i mbronin institucionet. Kjo, pasi sipas tij, drejtuesit e tyre ia mbathën dhe ata nuk e meritojnë mbrojtjen. “Të dashur miq, për një arsye pune shkova në Parlament pak minuta pas orës 10:00.

Nuk u futa dot në sallë sepse deputetët e mazhorancës po dilnin nga dera nga dy e tre. Njëri prej tyre më thotë se u mbyll seanca. Kuptova
menjëherë se era e cunamit popullor po i fluturonte drejt e në oborr. U ktheva dhe unë në oborrin e Parlamentit, vetveetishëm ish- ministra,
zëvendëskryeministra e ish-kryeministra që ja mbathnin me shpejtësi sikur po vinte cunami. Dhe unë nuk po njihja më shefa
ekzekutivi apo oficerë të thjeshtë në oborrin e Parlamentit.

Duke u kthyer në selinë e PD, përtej gardhit që ndan rrugicën me truallin e vakëfit, ishin një batalion i RENEA-s dhe FNSH. I përshëndeta me respekt, por nuk munda të mos u thoja, shkoni djema në repart, se ata ja mbathën. Dhe ju, kurrë nuk duhet të mbroni mbatharakë! Ata nuk e meritojnë”, shkruan ai. Po komentuesit janë habitur nga thirrja e Berishës dhe njeri prej tyre i shkruan “Ça
janë këto fjalë mo Doktor se ke qenë burrë shteti, po pse i thuhet policit kështu, mo shoku Sali”… I thuhet i thuhet, por
vetëm kur është Saliu në opozitë. Kur b..tha e Saliut është në karrigen e pushtetit, nuk i thuhet. E kuptoni sa e thjeshtë është
shokë komentuesa?

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *