Dhjetë pikat e reja të PD-së në komisionin për reformën në drejtësi praktikisht hedhin poshtë gjithë ç’ka thanë sekretari amerikan John Kerry dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini, gjatë vizitave të tyre në Tiranë.
Ata e cilësuan reformën të domosdoshme, projekt të tyrin dhe që grupi i ekspertëve ka bërë punë të shkëlqyer.
10 pikat e reja të PD-së:
Së pari, demokratët nuk janë dakort me ngritjen, ekzistencën dhe përbërjen e Këshillit të Emërimit.
Së dyti, opozita kundërshton skemën institucionale dhe procesin e emërimit të funksionarëve në sistemin e drejtësisë si shumë të komplikuar që nuk kontrollon balancat dhe nuk garanton as pavarësinë.
Së treti, PD kundërshton edhe strukturën e Gjykatësë së Lartë, që ndahet në dy të tilla, ajo për çështjet civile dhe penale dhe tjetra ajo Administrative. Partia Demokratike thotë se struktura e Gjykatës së Lartë nuk u takon ekspertëve, por politikës. Lidhur me këtë institucion, opozita kundërshton edhe emërimin e gjyqtarëve nga jashtë sistemit, që e konsideron si një çështje që mund të shfrytëzohet politikisht.
Së katërti, Partia Demokratike nuk është dakort me ndërprerjen e mandateve për organet kushtetuese.
Së pesti, PD mbështet procesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i ashtuquajturi veting, por kundërshton strukturën dhe mohomin e ankimimit për gjyqtarët dhe prokurorët.
Së gjashti, opozita ka rezerva edhe mbi procesin e emërimit dhe funksionet e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, ku procesin e zgjedhjes me 3/5 për një mandat 9-vjeçar të Inspektorit të Lartë e politizon këtë institucion dhe e vendos në varësi të maxhorancës.
Së shtati, PD kundërshton përbërjen e Tribunalit Disiplinor. Opozita thotë se pavarësisht se reflekton konstatimet e opinionit të ndërmjetëm, por anëtarët janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe këtë PD e sheh më shumë si mundësi për korporatizimin e sistemit sesa për kapjen e tij politike. Opozita thotë lë shteg për abuzimin.
Së teti, Partia Demokratike nuk është dakort me formulën e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Së nënti, PD kundërshton përfshirjen në sistem si prokurorë dhe gjyqtarë të individëve që nuk kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës. “Duhet të ketë zero hyrje jashtë Magjistraturës”, thonë demokratët.
Së dhjeti, opozita nuk është dakort me mënyrën e zgjedhjes së pesë anëtarëve të politikës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor.


Mjerre PDH-ja ku eshte katandisur. Merr mend nga Halimi qe sdi shkrim e as kendim. Ne PDH, Halimin e etiketojne si Hekuran Isai i PDH-se. Vetem litari i Enverit i sjell ne islla banditet e SHQUP-it.
PD eshte nje kope kriminelesh. Edi Rama ta kaloje sa me pare ne referendum reformen se berja e shtetit te se drejtes ishte arsyeja kryesore pse populli i dha nje milion vota. Nuk kemi kohe te terhiqemi zvarre deri sa te vdese kelyshi serb Berisha.
shqup eshte kpoe banditesh qe nuk kan te sosur te fillosh nga gerdec saliu lul deti dhe sali -lul 21 janari nje tuf shpellaresh -malokesh
jam dakort me parashkruesit! PS te vendosi veton per Reformen.Boll me PD,koha nuk pret me.
harrojeni reformen ne drejtesi kur aty luhet 21 janari -gerdeci dhe sa te jete gjalle saliu dhe ambasador podesta
Hala ke ura ju!?
E kush tha se ndonje dite PD ja me qoftlargun ne krye do ta firmose draftin e Venecies? Mos e dhente zoti!
Jo Kerry e Mogherini te thote, por edhe dora vete Obama te thote e nuk kane per ta firmosur!
Kesaj i thone te vrasin veten me duart e tyre!