Lulzim Basha ka zhvilluar disa bisedime informale me aleatët e saj si Partinë Republikane e Fatmir Mediut, demokristianët e Nard Ndokës, LZHK-në e Dashamir Shehit apo edhe me përfaqësues të PDIU-së.
Mësohet se PDK-ja dhe PDIU-ja do të kërkojnë përfaqësimin e opozitës në disa prej bashkive të reja me kandidatët e tyre, ndërsa republikanët po hartojnë një listë me 61 kandidatët e saj në këto zgjedhje, një listë kjo që do të shterojë gjatë diskutimeve që do të zhvillohen me kreun e PD-së.
Republikanët do paraqesin në tryezën e PD listë me 61 emra për bashkinë. Durrësi dhe Shijaku janë bashkitë më pranë tyre
PDK-ja kërkon zona të lira për gjashtë bashki: atë të Fushë-Arësit, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Ballshit dhe Sarandës
LZHK-ja kërkon përfaqësimin e saj vetëm me kandidatët për anëtarë në këshillat bashkiakë, dhe nuk ka synime për kryetarë bashkish
Nga ana e saj, PDIU nëpërmjet deputetit Tahiri Muhedini ka bërë të ditur se në këtë tryezë do të kërkojë drejtimin e të paktën 5 njësive, në zona të cilat konsiderohen si bastione të kësaj force politike.
Konkretisht, PDIU-ja do të kërkojë Bashkinë e Konispolit, Bashkinë e Rrogozhinës, Bashkinë e Peqinit, Sukthit dhe Patosit, meqë në këto bashki ka dhe një numër të konsiderushëm të komunitetit çam, raporton “Shqip”.

Asnje nga keto parti te vogla nuk kane kandidate potencial per te fituar pervec PDK ne lezhe qe ka kryetarin e komunes Shengjin Salvator Kacajn, por dhe ketu ka dale nje fshatar me leke si tipi i qazim mulletit analfabet Eduart Ndocaj qe thote do kandidoj per PDK ose i pavarur. PDK ska kontroll ne partine e saj. PDIU i ka te gjithe biznesmene me lidhje te dyshimta, pa llogaritur qe mund te levize majtas ne zgjedhje. Vetem PR duket sikur ka Duken per ne Durres qe mund te sfidoje te majten, ka potencial. Basha duhet te dale i vetem ne zgjedhje, asnje nga partite e vogla sduhet te paraqesin kandidate per kryetar, vetem per keshilltare.
PDK – ne Ballsh!!
Haaaaaalllllllllaaaaaaallllllll !
Eeeeeeeeeeeeeee meritooooooooooon !
Eshte e vetmja force e afte qe garanton fitore, sidomos po te bashkohet me PAD dhe PSV-91 !!!
PDK + PSV-91 + PAD = dy kulaç e nje sallator !
Zgjedhja ideale, per kandidate me kredenciale te afirmuara !
Po keta te PDIU nuk po meren vesh dhe me Ramen dhe me Bashen .Zoti na ruajt ku do ndalojne.