Populli thotë se alkooli shpesh ndihmon kreativitetin. Por, a ka baza të vërteta në këtë teori? Kërkuesit e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Chicagos janë munduar ta zbulojnë. Eksperimenti ka përfshirë një grup subjektesh, një pjesë e të cilëve u është dhënë vodka derisa kanë arritur nivelin e alkoolit 0,75 (për më tepër, mes limiteve të ligjit të shumë shteteve në SHBA). Pra nuk flitet për persona të dehur, por që kanë konsumuar alkool në mënyrë të moderuar. Pjesëmarrësit i janë nënshtruar “Remote Associates Test” (RAT) një test që ndihmon për të përcaktuar krijimtarinë potenciale të një individi. Rezultoi që subjektet që kishin pirë pijen alkoolike merrnin pikë më të larta në testin RAT dhe e përfundonin në më pak kohë.
O. J
