Kërkohej në Itali që prej vitit 2005, arrestohet në Shkodër

Saimir Lleshi

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Shkodrës. Në pranga përfundoi Valter Vathaj, 48-vjeç, banues në fshatin Naraç të Vaut të Dejës.

Ai u arrestua paraditen e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar me datë 17.01.2005, për kryerjen e veprave penale “Shkelje e ligjit mbi prostitucionin”, “Trafik qeniesh njerëzore”, “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Shkelje e ligjit mbi emigracionin”.

Arrestimi provizor i tij u bë për qëllim ekstradimi në Itali./Dita/

Share This Article
1 Comment
  • KU JE PASKAL MILO ?

    Ky gangster i trafikimit te femrave ne Santa Maria Capua Vettere te Italise, ishte njeri nga te zgjedhurit tuaj ne zgjedhjet e fundit lokale per Bashkine e Vaut te Dejes. Eshte nje mrekulli qe nuk u zgjodh. (Valter Preng Vathaj – Naraç – 10.07.1967)

    Sa te tjere gangstere te ketij kallepi mban ne gjirin tend?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *