Policia e Vlorës ka arrestuar për llogari të autoriteteve turke një 46 vjeçar italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në prangat e policisë kufitare të portit të Vlorës ka rënë shtetasi italian Donato Crastolla, 46 vjeç banues në Brindisi të Italisë.
Interpol Ankara e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrim” dhe është dënuar nga Gjykata e Izmirit në Turqi me 7 vjet burg për këtë vepër penale.
I arrestuari pritet të ekstradohet drejt Turqisë për të vuajtur dënimin e tij.
