Policia Kufitare e Morinës arrestoi një shtetas kosovar për llogari të drejtësisë në Turqi.
Burime zyrtare nga blutë e Kukësit bëjnë me dije se 54-vjeçari Gani Limani, banues në Ferizaj të Kosovës, u ndalua teksa ishte duke hyrë në Shqipëri.
Ai do të ekstradohet drejt Turqisë pasi më 3 shkurt 2015 organet e drejtësisë në Ankara kishin lëshuar urdhër-arresti ndaj tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.
