Kërkohej nga Interpol-Roma, kapet i dënuari me 10 vjet burg

redaktor

Policia e Elbasanit, ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Roma, i cili ishte dënuar me 10 vjet burg.

Në pranga ka rënë shtetasi Xhevdet Plaka, 30 vjeç banues në Elbasan.

Ky   shtetas,   u  ndalua  nga   efektivat  e  policisë,   pasi  Gjykata   Italiane,  e  ka  dënuar  me  10  vjet  burg   për   veprat  penale  “Grabitje  me armë e  kryer në  bashkëpunim, me pasojë plagosje”.

Kapja dhe arrestimi provizor i tij  u  bë  me qëllim ekstradimi në shtetin italian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *