Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një operacion në Lazarat për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në kuadër të këtij operacioni efektivët ndaluan shtetasin D.Çelo 65 vjeç nga Lazarati.
D.Çelo ka qenë një nga personat të cilët u shpallën në kërkim nga policia gjatë operacionit antidrogë në vitin 2014.
Sipas policisë 65-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
