Kërkohen 6 vjet burg për gjyqtaren e Lezhës

redaktor

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 6 vjet burgim për Parashqevi Ademi, gjyqtare në Gjykatën e Lezhës, e akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarit…..”. Gjithashtu, Prokuroria kërkoi edhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet.

Procesi është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe duke qenë se e pandehura përfiton uljen 1/3 të dënimit, në përfundim, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin përfundimtar me 4 vjet burgim.

Po në të njëjtin proces dhe me të njëjtën akuzë, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon të njëjtën masë dënimi edhe për bashkë të pandehurin, avokatin Gjovalin Ndokaj. Të pandehurit akuzohen se i kanë marrë shumën 200 mijë lekë të reja dy personave, në një proces penal që po zhvillonin ndaj tyre, me qëllim zbutjen e dënimit.

Share This Article
1 Comment
  • TURP; shume turp. Prokuria tregun forcen ndaj nje femre se ajo ka bere korupsjon. Prokurori trego forcen ndaj qeveritareve qe po e mbajne peng kete vend duke vjedhur miljona. Prokurori kerkon te na mbushesh mendjen se po lufton korrupsionin ???? Ky veprim i juaji tregon pa aftesine tuaj per te luftuar korrupsionin. Nderkombetaret do tallen me ju se gjetet nje te pa afte te mbrohet nje femer qe u frikesua dhe e pranoi fajin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *