Prokuroria ka kërkuar edhe tre muaj paraburgim për biznesmenin Ilir Karçini. Sipas prokurorisë, hetimi për Karçinin është kompleks dhe duhet më shumë kohë. Karçini akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e biznesmenit Piro Bare. Prokuroria thotë se ka prova që e implikojnë biznesmenin e gazit në këtë ngjarje. Karçini u arrestua pak muaj më parë, pas rrëfimit të vrasësit serial, Julian Sinanaj. Ky i fundit tha se është paguar nga Karçini për të vrarë biznesmenin tjetër, Piro Bare.
