Kërkohen mjekë dhe infermierë, pesë deputetë të PS dalin vullnetarë

J L

Pesë deputetë të Partisë Socialiste i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë, që të bashkohen në luftën kundër koronavirusit.

Ata janë Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho, të cilët do të kenë detyrën e vështirë që të përballen me personat e infektuar nga virusi e të kujdesen për ta.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa u bëri thirrje mjekëve që të bashkohen me stafin mjekësor, shtoi se “sa më shpejt ta fitojmë betejën, aq më shpejt i rikthehemi normalitetit”, në një status në Facebook.

Thirrje për Vullnetar nga Ministria e Shëndetësisë:

Situata e krijuar nga koronavirusi i ri është padiskutim një sfidë e një natyre të veçantë, që ka në zemër të saj bashkëpunimin e shumëanshëm me çdo individ. Në këtë çast, sistemi shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë.

Mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës. E megjithatë, çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë mjekë të licensuar, infermierë të licensuar, fizioterapistë apo teknik laboratori/ imazherie si dhe të gjithë studentët e degëve të sipërpërmendura që ndjehen të gatshëm të kontribuojë në menaxhimin e situatës, sot është pikërisht dita për ta dhënë atë kontribut.

Çdokush që mendon se mund t’i japë një dorë sistemit shëndetësor është i lutur të aplikojë sa më parë sepse sa më parë ta fitojmë këtë betejë, aq më shpejt do mund t’i rikthehemi rutinës dhe normalitetit të jetëve tona.

Adresa ku mund të aplikohet: http://shendetesia.gov.al/

j.l./ dita

Share This Article
19 Comments
  • Po sali kriminelin,tritan preshin,titin e munikes?!!!
    Ata festojne kur ka viktima…
    Na nxirni ndonje statistike se te kujt partie jane te infektuarit qe te festojne trushplaret e partive

    • Pse Referendum ? Per kete votuam kryeplehren. Per te vene drejtesine ne vend.
      Ah cfare them edhe une. Me drejtesine merren gjykatat. Harrova.

      • Merren gjykatat vetem kur behet fjal per Saliun.
        Se per fukarenjte e kemi pare si behet Rama dhe e gjithe deputetet e PS ne grup qe votojne ligje e sterligje ndeshkime pa fund.
        Ajo shprehje vlen vetem per Saliun
        Atij nuk paskan cfare ti bejne se “nuk jane gjykata”

        • Ato jane prralla te Rames.
          Rama dhe mazhoranca nuk kane nevoje te jene as prokuror as gjykata.
          Se jane me shume se kaq
          Jane ligjvenes.
          Jane mbi gjykata e prokurori.
          Keto jane ligjzbatus.
          Pra nese do donin realisht te arrestonin Saliun ndonjeher, e kishin bere tashme.
          Po nuk duan.
          Per pushtetin u ben me.mire nje gogol jashte se nje kriminel brenda

  • Sot me shum se kurre, njerezit do te marrin vesh, se kush eshte djalli dhe kush engjelli! Njeriu njihet ne dite te veshtire, thote populli. Per pushtetaret e politikanet kjo eshte “fushata me e perkryer zgjedhore”.
    Para ca ditesh piratpresidenti jone e beri shqiponjen duke fluturuar, perpara taboorrit te vete, por c’e do ai sebashku me zhgabonjen e vete, sot jane duke fluturuar sa ne Malesine e Gjakoves, sa ne Gjirin e Lalezit, sot kur shqiponja duhej te ndalte fluturimin, e te ulej me kembe ne toke.

    • O dhiare e mbaruar e Dule Ramutit, po nuk i solli Ramut qelbesira tragetet me korona?
      Akoma te Saliu e keni mendjen kur vendi ka halle te tjera qe Ramut bajga nuk po i perballon dot?
      Kerkon vullnetare tani, pse nuk merr ate dhiarin e bajgave te Rexhepajt, ta luftoje ai virusin tani

  • Sot eshte dita te tregojn cdokush vlerat me te larta njerzore humane qytetare kombetare.Duke vepruar e kontribuar.Falenderim per 5 debutet qe ju bashkuan stafit mjeksore.Urrejteje dhe turp pe felliqesirat qe nuke pushojn duke lehur si qet ne kazanat e plehrave.Mallkuar qofsht o turpi kombit.

    • Po edroga duhet të heqë 100 milion euro nga ato që ka 20 vjet na vjedh ne për situatën. Si thua ti more konkubin?!

  • nderkohe qe gjithcka tjeter ,

    s’ka te bej asgje me politike ,
    por jane banda kriminelesh ,mashtruesish ordiner ,
    qe maipulojne situaten duke shfrytezuar naivitetin e

    asaj pjese injorantesh qe mashtrohen ala sot me nji burek e nji doze birr ,ose me nji kg miell ,
    banda pd lsi etj bishtra qensh rruge e mes tyre shume forca atishqiptare te paguara nga armiqte tradicional shqiptare .
    Eshte koha qe shqiptaret te braktisin te gjitha kto banda pseudopolitike

  • Punoni vullnetar, se paratë i ka futur edroga me 40 hajdutët në llogaritë Bahamas Olsi Rama.

    600 milion euro ka vajtur llogaria

  • Pysni Rraqkacollen- ose kush mundet me pa tabulatet e telefonit te saj? A ka urdheru me telefoninfermieren e sanatoriumit – mos dergo tamponet e analizave te personelit ne laborator? Thuaji qe i kam dergu se ti sjell un pergjigjet negative. Pyeteni se si burri i saj drejtor sanatoriumi- ne konflikt interesi ka tre vjet qe ka hap sistemin e kondicionimit Neper koridore shihen zorre kondicionerash te varme. Çdo virus qe asht ne spital e ke neper lagje. Pyeteni a dalin e hyjne infermieret me te njejtat rroba pavion supermarket?

  • Bobobooo atehere edhe me keq ne qofte se kemi 5 mjeke ne Parlament! 5 mjeke qe kur nuk iu ndi zeri per kushtet e punes ne spitale, per rrogat e mjekeve, per kushtet e studenteve te mjekesise!! Edhe ma zi te jeni profesioniste e kur mos te kujdes Eni per shendetsine!!! Edhe ma zi o deputete zeza qe kur nuk keni mbrojte e paramenduar per si do veprohet ne kushte krize! O kolege sa kohe humbem kot fale ´angazhimit tuaj’?! Po ku ishit bre me keshilla Parlamentaret per nje ligj si ka dhane Zoti? Ku ishit per te keshillu koleget po edhe ministresha e juaja?!!
    Turp pra qe vetem iu rra ndermend me vepruar?!

  • Kete situat e nxjerin ata doktora profesora qe punuan ne vite dhe 100/100 te suksesshem ata kirurga profesor ata patholog,pediatro,qe sot i keni lene ne hije kerkoni ndihme nga ata qe te kaperceni kete situat ne asnje vend te botes ska pension per doktorat profesor ata skan mosh,ata sduhet kur te trajtohen si pensionista

  • PASKEMI DHE DEBUTETE TE TILLLLE ME ZEMER NJEREZORE?
    SIHARIQ!
    PO ATA MAVRITE E LSI-se? Apo Jane Anna e kombit dhe Jane me kimet.
    PO ATA te PD? Solo duhen per mitingje!

  • PO SHKURTE PAL VATEN E KENI NE SKUADREN E 5 MASHTRUSEVE E HAJDUTEVE SOCIALISTE ..JENI BERE LEGENA FARE JU KOMUNISTET E RAMUTKES ..BOLL ME PROPAGANDE E SHIKONI TE FUTENI NE KARANTINE SE POPULLI NUK HA BAR MASHTRUESE FEMRA INJORANTE SHQIPETARE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *