Një kompani franceze që operon në sektorin e turizmit punëson persona që janë të gatshëm të çlodhen “profesionalisht” duke realizuar udhëtime të ndryshme.
Tani francezë janë më pranë se kurrë punës së ëndrrave të tyre: të fitojnë para duke pushuar. Propozimi është një iniciativë e kompanisë Loisirs Encheres.
Gjatë katër muajve të kontratës “turisti profesionist” do të marrë pjesë në dhjetëra udhëtime dhe do të provojë qindra produkte: nga udhëtime në vende të ndryshme turistike deri tek masazhet, parashutizmi, etj.. E gjitha kjo duhet të dokumentohet në një blog, në të cilin përveç se do të publikohen fotot dhe videot duhet të shkruajë me detaje përshtypjet e tij pozitive dhe negative.
Të gjitha shpenzimet mbulohen nga kompania dhe rroga është 2000 euro në muaj. Në total kërkohen pesë turistë profesionistë për punën më të mirë të Francës, siç e përshkuan vetë kompania. Qëllimi i fushatës është të tregojë cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Loisirs Encheres. /DITA
