Kërkohet arrestimi i Bllakos, Rama mbledh sot Kryesinë e PS

J L

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste.

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 17:00 në selinë rozë. Ditën e djeshme, kreu i qeverisë zhvilloi një takim me disa investitorë pranë Kryesisë së Kuvendit, tek Vila 31 në zonën e ish-Bllokut.

Mbledhja e Kryesisë së PS-së vjen një ditë pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit të Krimit të Organizuar (SPAK) ka depozituar në Kuvend kërkesën për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako.

Ky i fundit, pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi urdhër-arrestin ndaj tij bëri me dije se ka lëshuar mandatin e tij si deputet i Partisë Socialiste, duke shtuar se nuk ka nevojë që Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet për t’i hequr mandatin.

Sipas SPAK shkelja e Bllakos qëndron në shpronësimi i tokës për inceneratorin e Fierit.

Në dokument shkruhet se Koka, Bllako dhe Abeshi përgatitën dokumente false për shpronësimin e tokës për inceneratorin e Fierit duke i shkaktuar dëm shtetit mbi 16 mln lekë për ta kthyer nga tokë arë në truall.

Nga hetimet sipas SPAK ka rezultuar të dhëna se në procedurën e dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës janë shkelur ligji për koncesionet dhe prokurorimin publik.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • popull me keq se bagetia
    as proteston as flet as therret dhe as hunguret

    nje popull mediokerr qe ha fara gjithe diten dhe shan pas kraheve mikun, shokun dhe mbron ministrin dhe deputetin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *