Kërkohet nga drejtësia italiane për trafik droge, kape në plazhin e Durrësit

Dita

Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Promocioni” ku u bë i mundur arrestimi i shtetasit të shpallur në Kërkim Ndërkombëtar: Sokol Ndoci,27 vjeç,banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra e Interpol Roma Itali, pasi: Një gjykatë në Milano ka nxjerrë Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprën penale: ”Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”.

Ndoci rrezikon një dënim maksimal prej 10 vitesh burg. Në momentin e kapjes në plazhin e Durrësit shtetasi i mësipërm,u ka paraqitur Specialistëve për Narkotikët dokument identifikimi, patentë italiane, kartë identiteti italiane dhe kartë shëndetësore italiane me emër tjetër por me fotografinë e tij. Për këtë arsye ndaj tij ka nisur procedim penal ndaj tij,për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Kapja dhe arrestimi i përkohshëm i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *