Pak ditë më parë Artur Çani hapi lajmin se kanë dashur ta vrasin te dera e shtëpisë. Madje një njeri i ka drejtuar armën me silenciator por nuk është shkrepur. Ai nuk e ka parë aty për aty, por nga kamerat e sigurisë.
Rrjetet sociale kanë tre ditë që ziejnë në pritje të videos. “A ka video apo jo? Nëse po, pse nuk shfaqet? Nëse jo, pse u sajua? Atentat një figure publike dhe nuk shfaqet videoja? More zotërinj, mos ka filluar kush procedurat për azil politik?” shkruan gazetarja Doriana Metollari në Facebook-un e saj.
Të gjithë presin videon e Çanit për ta uruar që shpëtoi dhe për të vërtetuar edhe shprehjen e kryeministrit se jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Ndryshe do fillojmë të besojmë gojët e liga që thonë se Turin e kërcënojnë borxhlinjtë pa fund dhe sajoi atentatin që të marrë mbrojtje nga shteti.