Kërkoi 4 mijë euro ryshfet, GJKKO lë në qeli ish-drejtorin e Kadastrës së Sarandës

J L

Ish-drejtori i Kadastrës në Sarandë, Laert Pasha i cili u arrestua me akuzën e korrupsionit është lënë në burg nga gjykata.

GJKKO ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tij dhe ka caktuar masën ‘arrest me burg’.

Laert Pasha, 41-vjeç, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, u arrestua me akuzën e korrupsionit.

Pasha ka kërkuar 4 mijë euro për hipotekimin e një hoteli, ndërsa materialet Policia e Sarandës ja ka referuar SPAK.

41-vjeçari, akuzohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *