Tradhtia është cilësuar si “krim” përgjatë historisë, por tashmë nuk është edhe aq e tillë tek disa çifte. Shumë i kryejnë fshehtas tradhtitë e tyre, por të tjerë hapur e madje edhe me “bekimin” e bashkëshortes/tit. Një rast i tillë vjen nga Britania dhe trajtohet nga tabloiti “Daily Mail”.
Një çift të rinjsh të martuar vendosën ta bënin të hapur marrëdhënien e tyre. Ata mund të gjejnë partnerë, por ndërkohë janë ende bashkë. Eddy Azar, 22 vjeç, nga Singapori, dhe e shoqja Asha Jacob, e ndërmorën këtë hap vitin e shkuar.
Faqja sociale për njohje të reja “Tinder” është ndër më të frekuentuarat, por burri i ri nuk pati edhe aq sukses. Ai kërkonte sigurisht një femër të pashme.
Në zhgënjim e sipër kërkoi ndihmë…nga gruaja.
“Gruaja ime është superiore në lënien e takimeve me meshkuj. Një pasdite, teksa isha i dëshpëruar, duke e ditur sa e vështirë është për meshkujt që të lënë takime, gruaja ime kapi telefonin dhe brenda gjysmë ore më la dy takime”.
“Nëse ajo mund të bëjë që vajzat të bien dakord që të dalin me mua, atëherë nuk është problemi tek unë, por tek mënyra se si veproj unë”.
Pasi zbuloi talentin e të shoqes, Eddy vendosi të mbante një regjistër me të dhëna për suksesin e saj. Ai monitoronte teknikat e saj, mendimin analitik, ekspozimin social, etj.
Duket se leksionet e bashkëshortes patën sukses, pasi ai siguroi plot 74 takime. /Dita/
Degjenerimi nuk po njeh kufinj. Kopeha e kafsheve nuk jeton ndryshe, pavaresisht se ka pashaporte per njerezit.
Redaksia, nje korrigjim i vogel. Jo “per te gjetur dashnore”, por “per te gjetur …rva”!