Kërkon të bëjë ekografi, 102 vjeçarja merr përgjigje nga spitali: Kthehu vitin tjetër!

J L

“Për gjithë 2019-n nuk ka vende të lira, kthehuni vitin tjetër”.

Ka qenë kjo përgjigjia e spitalit “Profili di Fabriano” nga Ankona e Italisë për një të moshuar mbi 100 vjeçare, e cila ka nevojë urgjente për një ekografi të mëlçisë.

“Mjeku i turnit, më lëndoi duke më thënë se nuk ka vende të lira jo vetëm në Fabriano, por në të gjitha zonat e tjera”, rrëfeu e bija e Ida Cucco, 102 vjeç.

Por, sipas Rajonit, ekografia është mëse e realizueshme brenda vitit.

“Nënës sime, tashmë prej katër vitesh, i aplikohet dializa, falë së cilës jeton”, ka thënë e bija.

“Periodikisht, situata e saj duhet kontrolluar dhe para disa ditësh i’u drejtuam një mjeku radiolog nga Ankona, i cili e kaloi lehtë këtë vizitë.”

Për ekografinë, sipas mjekut, lista e pritjes zgjaste shumë,  sa alternativa e vetme ishte që gruaja e moshuar t’i drejtohej sektorit privat.

Pas denoncimit të së bijës, vjen edhe përgjigjia nga Rajoni Marche: “Vizita mund të kryhet brenda vitit”.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Sistemi kapitalist me rrendiment te larte nuk paska vende shtrimi per te kurure te semuret.Ky lloj sistemi me rendiment te larte duhet te kete sa ma shume shtreter shtrimi bosh ne spitale.Mbasi rrendimenti i lart i riafteson te semuret .Dhe jo te bllokoj shtretrit me te semure pa sherim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *