Kërkonin hajdutin e apartamenteve, arrestojnë një trafikant droge

Dita

Teksa kërkonin një vjedhës të apartamenteve, policia italiane gjeti një trafikant ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Të premten policia  vendosi të ndalojë për kontroll një Skoda me targa gjermane e cila lëvizte në mënyrë të dyshimtë.

Fillimisht ata dyshuan se ishte hajduti të cilin kërkonin pasi gjetën një trapan, pinca. Por pas kontrollit më të imtësishëm, ata gjetën në bagazh dhe 6 kg kokainë e  gatshme për t’u shitur në Milano.

Pasi gjetën drogën, gjetën edhe 7 mijë euro të fshehura.

Shqiptari 49-vjeçar, figuronte me një leje të vlefshme qëndrimi në Itali dhe jetonte në Firence. / DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *