Në orët e para të mëngjesit të sotëm poliica italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar, banor në Rexhio Emilia, pas ushtrimit të vazhdueshëm të dhunës ndaj bashkëshortes dhe vajzave të tij minorene.
Pas disa vitesh dhune të të shoqit, gruaja e tij, e frikësuar më shumë për shëndetin e të bijave, vendosi ta denoncojë të shoqin në polici. Ajo përfitoi nga koha kur 43-vjeçari u kthye në Shqipëri gjatë muajit gusht.
Kur bashkëshorti e mori vesh, ai e kishte kërcënuar me një sqepar në dorë për ta vrarë. Ky episod ndodhi në sy të familjarëve të bashkëshortes së tij.
Në ditët që pasuan, familjarët e gruas gjithashtu kishin marrë vesh nga të afërm në Shqipëri, që 43-vjeçari po kërkonte një armë për të vrarë gruan e tij. Menjehërë pas këtyre provave autoritetet italiane bënë të mundur arrestimin e tij teksa përpiqej të largohej nga Rexhio Emilia, ku në makinë përveç bagazheve iu gjet edhe një thikë e madhe.
