Kërkonte karamele për Halloween, vajza 7 vjeçe qëllohet me armë

Leda Hysa

Gjatë mbrëmjes së Halloween, një vajzë 7 vjeçe bashkë me disa pjesëtarë të familjes po bënte xhiro nëpër shtëpitë e lagjes sipas traditës “karamele ose horror”, por papritur e kapi një plumb në nofull.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë kësaj të enjteje, në Chicago, SHBA.

Vogëlushja ishte veshur si bletë, ndërkohë që si pasojë e plagës së marrë u dërgua në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga hetimet paraprake rezulton se e mitura është viktimë aksidentale e disa të shtënave me armë zjarri.

Lidhur me këto ngjarje policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *